Studiuesit në Australia Cortical Labs mësuan qindra mijëra qeliza të trurit të njeriut të kultivuara në një pjatë Petri dhe të asistuara nga mikroelektrodat se si të luanin një version të lojës së vjetër Pong. Më pas ato krahasuan kohën që iu desh mini-trurit për të fituar këtë aftësi me kohën e kërkuar nga AI për të luajtur këtë lojë.
Qelizat e trurit në pjatën e Petrit mundën rivalët e tyre me një “rezultat të bindshëm”, pasi iu deshën vetëm 5 minuta për të kuptuar lojën, ndërkohë që inteligjencës artificiale i duheshin 90 minuta.
Brett Kagan, drejtuesi i këtij studimi tregoi për revistën New Scientist se jo gjithçka është kaq e thjeshtë sa duket. Qelizat e trurit të njeriut me të vërtetë mund të kërkojnë më pak kohë për të mësuar lojën, por kur AI e mëson mirë lojën, ajo është më e aftë se qelizat e trurit.
Pavarësisht këtij rezultati, shkencëtarët që u morën me këtë projekt mund të thonë me plot gojë se “një shtresë e vetme in vitro e neuroneve kortikale mund të vetë organizohen dhe të shfaqin sjellje inteligjente”. Kjo aftësi mund të ketë disa implikime shumë praktike, pasi Cortical Labs po shpreson se ky studim mund të ndihmojë në krijimin e një rruge për integrimin e neuroneve të gjalla biologjike në aftësitë tradicionale kompjuterike të silikonëve.
Gjatë luajtjes së lojës Pong, qelizat e trurit “besojnë” se janë vija e drejtë ku topi përplaset gjatë lojës.