Nissan dhe NASA po bashkëpunojnë për të krijuar një tip të ri baterie për makinat elektrike e cila do të karikohet shumë më shpejt, do të jetë më e lehtë dhe më e sigurtë, sipas prodhuesit japonez.
Bateria në gjendje të ngurtë do të zëvëndësojë bateritë lithium-ion që përdoren aktualisht në industri. Një fabrikë pilot do të krijohet duke filluar nga viti 2024, ndërkohë që produkti planifikohet të lançohet në vitin 2028. E veçanta e kësaj baterie është se do të jetë aq e qëndrueshme, sa mund tëpërdoret dhe në stimuluesit kardiak.
Bateria e re do të jetë sa gjysma e madhësisë së baterive aktuale dhe do të mund të karikohet plotësisht në vetëm 15 minuta. Bashkëpunimi me US Space Program dhe University of California San Diego po kryhet për të testuar materiale të ndryshme, sipas zëvëndës presidentit të Nissan Kazuhiro Doi. “Si Nissan dhe NASA kanë nevojë për të njejtin lloj baterie.” tha ai.
NASA dhe Nissan po përdorin të ashtuquajturin “original material informatics platform”, një databazë e kompjuterizuar, për të testuar kombinime të ndryshme dhe për të parë se cilat do të ishin më të suksesshmet. Qëllimi është shmangia e përdorimit të materialeve të shtrenjta, si ato që përdoren në bateritë lithium-ion.
Nissan po mbështetet gjithashtu në eksperiencën e saj historike me makinën elektrike Leaf, e cila erdhi në treg për herë të parë në vitin 2010 dhe ka shitur më tepër se 500,000 pajisje në të gjithë botën.