Një grup inxhinierësh në Facebook identifikuan një “dështim të madh në renditje” i cili rriti ekspozimin e përmbajtjeve të dëmshme në News Feed përgjatë 6 muajve të kaluar.
Fillimisht ky problem u vu re gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, ku u pa një rritje e papritur e keqinformimeve në News Feed. Në vend që algoritmi të ndalonte shpërndarjen e këtyre informacioneve që kontrolloheshin nga palët e treta, News Feed i publikoi ato dhe rriti shikueshmërinë e tyre me 30% në rang global.
Inchinierët e kishin të pamundur të rregullonin këtë problem, deri sa më në fund problemi u rregullua në datën 11 mars. Përgjatë kësaj kohë një studim i kryer zbuloi se sistemi i Facebook nuk arriti të pengonte shpërndarjen e nuditetit, dhunës dhe lajmeve të rreme që vinin nga mediat ruse mbi luftën ndaj Ukrainës.
Zëdhënësi i Meta, Joe Osborne, konfirmoi këtë incident duke thënë: “Kompania zbuloi disa paqëndrueshmëri në pengimin e shpërndarjes së disa informacioneve në 5 raste të ndara. Ne arritëm të lokalizonim problemin kryesor, që ishte një bug në software dhe bëmë të gjithë rregullimet e nevojshme.”
Prej disa vitesh teknologjia “downranking” ka qenë e rëndësishme për Facebook, pasi ka përmirësuar eksperiencën në News Feed. Kryesisht ajo është përdorur për të ulur në renditje lajmet që flasin për situata politike “të nxehta” apo lajme të përshtatshme për të gjitha moshat.