Së shpejti në shtetin e Kalifornisë do të çlirohen 2.4 miliardë mushkonja meshkuj të modifikuar gjenetikisht, të cilët do të jenë pjesë e një eksperimenti për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse.
Më herët gjatë këtij muaji, EPA dha leje për kompaninë Oxitec që të çlironte 2.4 miliardë insekte të modifikuara gjenetikisht deri në vitin 2024. Të modifikuar janë vetëm mushkonjat meshkuj, pasi ato nuk pickojnë. Kur ato të shumohen me mushkonjat femra, proteina specifike bën të mundur që të lindin vetëm mushkonja të tjera meshkuj.
Ky projekt shënjestron veçanërisht mushkonjat Aedes aegypti, një ndër 3,500 llojet e ndryshme të mushkonjave që ndihmojnë në përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme si Zika, Chikunguya dhe shumë sëmundje të tjera.
Kompania shpreson që këto insekte të modifikuara të ndihmojnë në uljen e numrit të Aedes aegypti në Kaliforni, pasi gjatë kohëve të fundit ka patur një rritje të popullatës së tyre. Thatësia e gjatë në këtë shtet, me nivele të ulëta uji në tubacione dhe rrjedha të ngadalësuara kanë ndikuar në rritjen e popullatës së mushkonjave.
Të ashtuquajturët “mushkonjat meshkuj miqësorë” do të dorëzohen në formën e vezëve, të cilët janë të gatshëm për t’u vendosur në një pajisje. Në këtë mënyrë ofrohet një zgjidhje për problemin e zhdukjes së këtyre insekteve, të cilat kanë një kosto të lartë.