Italia po planifikon të subvencionojë qytetarët italianë deri në €6,000 nëse ato vendosin të blejnë një makinë të re elektrike. Ky plan ndërmerret nga qeveria e vendit për të mbështetur industrinë automobilistike vendase, sipas një dekalarate të bërë nga burimet e qeverisë.
Qyteti i Romës ka lënë mënjanë €8.7 miliardë deri në 2030, duke përfshirë këtu rreth €700 milionë të grumbulluara gjatë këtij viti, për të mbështetur industrinë automobilistike të saj.
Vlera e subvencionuar deri në €6,000 do të bëhet për të gjitha blerjet e makinave me çmim nën €35,000 dhe përfshin një kontribuim prej €2,000 që lidhet me eleminimin e makinave me motor me djegie të brendshme.
Të gjithë qytetarët që blejnë makina që kushtojnë më tepër se €45,000 do të subvencionohen me €2,500. Një subvencionim më i vogël prej €1,250 do të bëhet për makinat e reja Euro6 me djegie të brendshme, në momentin kur një makinë e vjetër dorëzohet për t’u eleminuar.