Capcom ka prezantuar Street Fighter 6, prurjen më të re në serinë ikonike të kësaj loje, e cila po feston përvjetorin e 35-të këtë vit. Një trailer i shkurtër u publikua pas përfundimit të finales së Capcom Pro Tour, ku Kawano mposhti veteranin Daigo Umehara.
Në këtë video nuk tregohet gameplay aktual, por sugjeron se Street Fighter 6 do të ketë një stil arti shumë më realistik se në lojërat e tjera të kësaj serie. Capcom tregon se më tepër informacione rreth kësaj loje do të vijnë gjatë verës.
Capcom shpreson shumë që Street Fighter 6 të ketë një lançim më të mirë se paraardhësit e tij. Street Fighter V dukej shumë mirë kur u publikua në 2016 për PS4 dhe PC, por vuajti nga mungesa e përmbajtjes dhe disa probleme në server. Megjithatë loja arriti të shiste më tepër se 6 milionë kopje.
? Darkstalkers (all five games!)
? Super Gem Fighter Mini Mix
? Super Puzzle Fighter II Turbo
? Red Earth
… and more!?️ https://t.co/prOT8yT6Xz pic.twitter.com/7HbE8nt1G0
— Street Fighter (@StreetFighter) February 21, 2022
Capcom njoftoi gjithashtu se 10 lojëra të reja fighting do të vijnë së shpejti për PS4, Xbox, PC dhe Nintendo Switch. Capcom Fighting Collection do të prezantohet në datën 25 qershor dhe përfshin këto tituj:
- Darkstalkers: The Night Warriors
- Night Warriors: Darkstalkers’ Revenge
- Vampire Hunter 2: Darkstalkers’ Revenge
- Vampire Savior: The Lord of Vampire
- Vampire Savior 2: The Lord of Vampire
- Hyper Street Fighter II: The Anniversary Edition
- Red Earth
- Super Gem Fighter Mini Mix (Pocket Fighter)
- Cyberbots: Full Metal Madness
- Super Puzzle Fighter II Turbo