Fortnite po rikthehet sërish në “kohët e vjetra”. Pas pak ngacmimi, Epic është gati të nisë një periudhë të re në lojën Battle Royale të quajtur The Remix: Chapter 2 – dhe jo vetëm që shikon prapa në kohë, por po integron në të muzikën në një mënyrë të re ambicioze.
Nisja e sezonit The Remix u parapri nga një event muzikor, e ngjashme me koncertin e Eminem që nisi një epokë të re për Fortnite. Këtë herë, Snoop Dogg dhe Ice Spice dolën në skenë – si në lojë ashtu edhe në të vërtetë në Times Square në Nju Jork – dhe sapo të fillojë sezoni, aspektet muzikore do të shkojnë një hap më larg.
Siç nënkupton edhe emri, mini-sezoni i ri sjell shumë nga personazhet, elementët e lojës dhe vendndodhjet e kapitullit të dytë të lojës, i cili u lançua në vitin 2019. Kapitulli 2 u shqua veçanërisht sepse fshiu hartën origjinale të Battle Royale për të filluar gjithçka nga e para.
Ky event njëmujor do t’i ndryshojë gjërat çdo javë, me elementë të rinj me temë rreth një artisti tjetër muzikor. Snoop Dogg është i pari, i ndjekur nga Eminem, Ice Spice dhe duke kulmuar me Juice WRLD.
Versioni i përditësuar i Kapitullit 2 filloi më 2 nëntor dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor, me Epic që tregon për organizimin e një ngjarje “finale” për të përfunduar këtë sezon. Po prezanton gjithashtu një artikull të ri kozmetik: këpucët, në mënyrë që të mund të vendosni një palë Nike në bananen Peely.
Kthimi pas në kohë nuk është diçka e re për lojën. Një vit më parë Epic filloi Fortnite OG, një mini sezon i ri i cili ishte krijuar posaçërisht për të tërhequr lojtarët e vjetër të lojës, përpara se ajo të zgjerohej në mënyrë dramatike me përvoja të reja si Lego Fortnite. Në mënyrë të ngjashme, muzika ka qenë prej kohësh një fokus i madh për lojën, me koncerte virtuale nga Travis Scott dhe Ariana Grande, së bashku me një lojë me ritëm të quajtur Fortnite Festival me yje si Billie Eilish.