Xiaomi po zgjeron gamën e saj të kufjeve wireless me një model të ri.
Risia është quajtur Xiaomi Open Earphones. Modeli ka një dizajn të hapur me materiale nikeli-titani dhe 10 mm drivers për transmetimin e audios me rezolucion të lartë . Ato mund të përkulen dhe rregullohen pa ndikuar në përshtatjen.
Sipas prodhuesit, modeli është i shkëlqyeshëm për t’u përdorur gjatë aktiviteteve sportive. Kufjet e hapura Xiaomi mburren me certifikim për audio me rezolucion të lartë dhe mbështetje për LHDC codec. Kufjet janë gjithashtu të pajisura me mikrofona të dyfishtë që përmirësojnë cilësinë e zërit dhe reduktojnë zhurmën e mjedisit përreth.
Ky produkt i ri lidhet shumë shpejt me telefonat inteligjentë, tabletët dhe pajisjet e tjera që përdorin sistemin operativ HyperOS. Sa i përket jetëgjatësisë së baterisë, kufjet e hapura Xiaomi do të funksionojnë me një karikim të vetëm deri në 7.5 orë. Kasa mbajtëse do ta rrisë këtë shifër në 38.5 orë.
Çmimi dhe kur mund të dalin në treg
Kufjet tashmë kanë dalë në shitje në tregun kinez për $96. Pastaj çmimi do të rritet në $103. Gjithashtu përveç kufjeve të hapura Xiaomi, prodhuesi kinez prezantoi edhe smartfonin Redmi Turbo 3, tabletin Redmi Pad Pro dhe televizorin Redmi MAX 100 inç.