Sipas raportimit nga TimeAndDate.com, ditën e mërkurë, në datën 29 qershor 2022, planeti ynë vendosi një rekord të ri për shpejtësinë e rrotullimit të plotë, duke u rrotulluar për rreth 1.59 milisekonda më shpejt, pra në më pak se 24 orë.
Deri disa vite më parë mendohej se Toka kishte nisur të rrotullohej më ngadalë pas matjeve të ndryshme që nga viti 1973. Madje International Earth Rotation and Reference Systems Service kishte nisrur të shtonte sekoda për të kompensuar rrotullimin e ngadaltë (për herë të fundit në 31 dhjetor të 2016).
Megjithatë në vitet e fundit orat atomike kanë zbuluar se shpejtësia e rrotullimit të Tokës rreth aksitë të saj është rritur. Në fakt, ne mund të jemi duke u futur në një periudhë 50 vjeçare me ditë më të shkurtra.
Në 2020 shkencëtarët regjistruan 28 ditët më të shkrutra që nga 1960. Në 29 qershor 2022 planeti ynë përfundoi rrotullimin e tij më të shpejtë (që nga nisja e regjistrimeve) e cila solli si rezultat një ditë që zgjati 1.59 milisekonda më pak në 26 korrik 2022. Rekordi i mëparshëm për rrotullimin më të shpejtë ishte në 19 korrik të 2020, ku toka u rrotullua 1.4602 milisekonda më shpejt se 24 orë.
Mirëpo përse Toka ka nisur të rrotullohet kaq shpejt?
Shkaku i rrotullimit më të shpejtë të Tokës mbetet i panjohur, mirëpo dyshohet se shkrirja e akullnajave ka ulur peshën në polet e planetit. Mundet të jetë dhe fakti që bërthama e shkrirë e Tokës ka nisur të lëvizë më shpejt, apo aktiviteti sizmik.