Imagjinata e njerëzve është gjatë gjithë kohës duke punuar, dhe shpesh herë ju mund të mendoni për momente të veçanta, si përshembull përjetimi i vdekjes.
Ekzistojnë njerëz që e kanë përjetuar një gjë të tillë në jetën e vërtetë, duke u rikthyer në jetë pas një periudhe të shkurtër nga ku zemra kishte pushuar së funksionuari, dhe ata e përshkruajnë këtë eksperiencë ku e kuptojnë se janë në momentet e fundit të jetës, ose mund të shikojnë në mënyrë shumë të shpejtë copëza të ndryshme kujtimesh nga jeta.
Në Melbourne, Australi, ekziston një simulim i ri VR i cili ka si qëllim të ndihmojë njerëzit në përjetimin e një ngjarje të tillë, sigurisht pa rreziqet shëndetësore. Ky prezantim është pjesë e ekspozitës Passing Electrical Storms nga Shaun Galdwell, që do të organizohet në Galerinë Kombëtare të Victoria.
@croom12 Replying to @Julia Ess ♬ original sound – Marcus
Galdwell ka krijuar një “eksperiencë të realitetit të zgjeruar (XR)” që përshkruhet njëkohësisht si meditativ dhe shumë shqetësues. Ky simulim drejton pjesëmarrësit në një seri eventesh të frikshme, që nga arresti kardiak e deri në vdekjen e trurit.
Një TikToker i njohur si croom12, i cili ka e ka përjetuar këtë simulim tregon se si fillim njerëzit shtrihen në një krevat i cili dridhet, dhe ju ndërroni jetë para se doktorët ju rrethojnë dhe përpiqen t’ju shpëtojnë, por pa sukses. Më pas duket sikur ju pluskoni drejt hapësirës nëpërmjet realitetit virtual.