Në një nga fluturimet hapësinore më dramatike dhe me rrezik të lartë deri më sot, SpaceX lëshoi një raketë gjigante Super Heavy-Starship në një fluturim provë të papilotuar të dielën dhe më pas përdori krahët mekanikë gjigantë “mechazilla” për të kapur atë në ajër , që është një arritje e paparë inxhinierike.
Pjesa e sipërme Starship u rrotullua rreth planetit dhe rihyri në atmosferën mbi Oqeanin Indian siç ishte planifikuar, duke duruar temperatura afër 3,000 gradë ndërsa zbriste në mënyrë të kontrolluar drejt krahut mekanik. Por kapja mahnitëse e fazës së parë në platformën e lëshimit, duke përdorur krahë si pincë, ishte pika kryesore e fluturimit të pestë provë të raketës gjigante.
Kapja e përshpejtuesit të raketës me krahët “mechazilla” përfaqësoi një moment historik të paprecedentë në përpjekjen e SpaceX për të zhvilluar raketa plotësisht të ripërdorshme, duke ulur në mënyrë drastike shpenzimet.
“Sot u bë një hap i madh drejt mundësisë së jetës multiplanetare”, tha themeluesi i SpaceX, Elon Musk në platformën e tij të mediave sociale X. Raketa 121 metra e gjatë dha një shfaqje spektakolare gjatë lindjes së diellit ndërsa 33 motorët Raptor që digjnin metanin e përforcuesit u ndezën duke lëshuar një shtëllungë gazi.
Tre minuta e 40 sekonda pas ngritjes, përforcuesi Super Heavy u nda nga pjesa e sipërme dhe rindezi 13 Raptors për t’u kthyer në drejtim të bregut të Teksasit, ndërsa faza e sipërme e Starship vazhdoi ngjitjen në hapësirë me fuqinë e gjashtë motorëve të saj Raptor.
Ndërsa u ul ngadalë pranë kullës, dy krahët mekanikë lëvizën pa probleme për të kapur raketën ndërsa motorët e saj u fikën. Kapja e jashtëzakonshme, një element kyç në përpjekjen e Musk për të arritur “ripërdorshmërinë e shpejtë“.