Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Raportimet e reja tregojnë se Meta po stërvit AI që të nisë bisedë me përdoruesit dhe kur ata nuk po e përdorin shërbimin
    4 Korrik, 2025
    IFA 2025: Samsung prezanton risitë më të fundit teknologjike
    3 Korrik, 2025
    Microsoft shkarkon nga puna mbi 9,000 punonjës
    3 Korrik, 2025
    Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore, për shërbim celular të drejtpërdrejtë në Europë
    1 Korrik, 2025
    Startup-i i Mira Muratit ofron pagesa deri në $500,000 në vit për të fituar garën e AI
    1 Korrik, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve Pixel në Spanjë shikohen me dyshim nga policia
    4 Korrik, 2025
    Publikohet në rrugë jo-zyrtare kapaciteti i baterisë së iPhone 17 Pro Max
    4 Korrik, 2025
    OnePlus mund të jetë kompania kinëze e rradhës që do të ndalohet në SHBA
    3 Korrik, 2025
    Apple mund të ndryshojë pozicionin e logos së mollës në iPhone 17 Pro
    3 Korrik, 2025
    Honor prezanton smartphone-in e ri të palosshëm më të hollë në botë, Magic V5
    3 Korrik, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Netflix bashkëpunon me NASA për të transmetuar drejtpërsëdrejti lëshimin e raketave
    1 Korrik, 2025
    Ish-inxhinierët e Meta krijojnë asistentin AI që planifikon cdo detaj të udhëtimit tuaj
    1 Korrik, 2025
    Meta do të mundësojë përmbledhjen  e mesazheve përmes AI në WhatsApp
    27 Qershor, 2025
    Putin urdhëron krijimin e një rivali të WhatsApp të mbështetur nga shteti rus
    26 Qershor, 2025
    TikTok rikthehet për përdoruesit në Shqipëri, por AKSK e mohon
    26 Qershor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Terapia gjenike rikthen dëgjimin tek pacientët e shurdhër
    3 Korrik, 2025
    Shkencëtarët nisin punën për të krijuar për herë të parë nga fillimi ADN humane
    29 Qershor, 2025
    Kjo bojë “djersit” për të mbajtur të freskët shtëpinë tuaj
    17 Qershor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë qarkun e ri plotësisht të riciklueshëm që mund të zgjidhë problemin e mbetjeve elektronike
    4 Qershor, 2025
    Tatuazhi elektronik mund të monitorojë ngarkesën mendore tek punonjësit
    31 Maj, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Qeveria japoneze publikoi një hartë në Minecraft që tregon në detaje qendrën më të madhe në botë të kontrollit të përmbytjeve
    18 Qershor, 2025
    Nintendo Switch 2 vendos rekorde të reja duke shitur 3.5 milionë njësi globalisht në 4 ditët e para pas prezantimit
    12 Qershor, 2025
    Xiaomi SU7 Ultra do të vijë në Grand Turismo 7
    8 Qershor, 2025
    Netflix do të prodhojë një serial të animuar mbështetur në historinë e Clash of Clans
    22 Maj, 2025
    Nintendo zgjedh Samsung për prodhimin e procesorëve të Switch 2
    21 Maj, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Volvo Cars prezanton për herë të parë në botë rripin e sigurimit multi adaptiv me Volvo EX60
    27 Qershor, 2025
    BYD po teston bateritë në gjendje të ngurtë në modelin Seal që do të ofrojë autonomi deri në mbi 1,800 km
    21 Qershor, 2025
    Bateria për makina elektrike që karikohet plotësisht në 18 sekonda merr dritën jeshile për prodhim në masë
    18 Qershor, 2025
    Gomat inteligjente të Pirelli do të raportojnë “shëndetin” e rrugëve
    17 Qershor, 2025
    Elon Musk tregon se robotaksitë do të jenë gati për të transportuar pasagjerët e parë në datën 22 qershor
    12 Qershor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Ja sa paguhen punonjësit në Meta
    4 Korrik, 2025
    Nëse do të kursesh dhe të argëtohesh, lexoje këtë para 15 korrikut
    2 Korrik, 2025
    Evropa sfidon kompanitë ajrore mbi tarifat për bagazhet e dorës
    1 Korrik, 2025
    Objekti i parë i krijuar nga njerëzit do të arrijë distancën 1 ditë-dritë larg Tokës në nëntor të 2026
    29 Qershor, 2025
    Studimi i ri tregon se konsumimi i djathit para gjumit rrit mundësinë për të parë makthe
    29 Qershor, 2025
Search
Duke lexuar: Shqipëria mirëpret vizitën e parë zyrtare të Qendrës Evropiane për Ekselencë në Trajtimin e Kërcënimeve Hibride
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Shqipëria mirëpret vizitën e parë zyrtare të Qendrës Evropiane për Ekselencë në Trajtimin e Kërcënimeve Hibride
Tech

Shqipëria mirëpret vizitën e parë zyrtare të Qendrës Evropiane për Ekselencë në Trajtimin e Kërcënimeve Hibride

Last updated: 22 Tetor, 2024 5:49 pm
Ndaj
3 Min lexim

Sot, më 22 tetor 2024, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mirëpriti përfaqësuesit e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) në vizitën e tyre të parë zyrtare në Shqipëri. Kjo vizitë pason anëtarësimin e Shqipërisë në Hybrid CoE më 13 qershor 2024, duke e bërë vendin tonë anëtarin e 36-të të kësaj qendre. Anëtarësimi përfaqëson një angazhim të fortë të Shqipërisë për të përballuar sfidat e kërcënimeve hibride dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet aleate të NATO-s dhe BE-së.

Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i aktiviteteve të Hybrid CoE dhe shkëmbimi i përvojave për përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë dezinformimin, ndërhyrjet kibernetike dhe sabotazhin. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu mënyrat për rritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit publik mbi kërcënimet hibride, duke forcuar kështu mbrojtjen kombëtare ndaj këtyre sfidave globale.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Z. Igli Tafa, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi:
“Kërcënimet hibride janë një realitet i ri që përfshin sfida të tilla si dezinformimi dhe sabotazhi. Shqipëria do të përfitojë ndjeshëm nga anëtarësimi në Hybrid CoE, duke pasur qasje në ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe duke forcuar aftësitë tona për të adresuar këto kërcënime që përhapen ndërkombëtarisht. Ky bashkëpunim do të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e talenteve të reja dhe në përmirësimin e strategjive tona mbrojtëse.”

Z. Tapio Pyysalo, Kreu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Hybrid CoE, shtoi:
“Shqipëria ka një bazë të fortë dhe ekspertizë të konsiderueshme në fushën e sigurisë kibernetike. Ne jemi të kënaqur që po e zgjerojmë këtë bashkëpunim dhe po ndërtojmë kapacitete të reja për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përgatitjen e institucioneve për sfidat e ardhshme.”

Anëtarësimi i Shqipërisë në Hybrid CoE është një mundësi strategjike për të forcuar kapacitetet kombëtare, për të qasur ekspertizën ndërkombëtare dhe për të përfituar nga bashkëpunimet e përbashkëta për sigurinë hibride. Ky bashkëpunim strategjik pozicionon Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në fushën e sigurisë hibride, duke kontribuar në mbrojtjen e interesave kombëtare në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Shkencëtarët kinezë ndërtojnë magnetin më të fuqishëm në botë
Tjetra B4Students hap thirrjen për të gjithë studentët që kërkojnë mbështetje në projektet e tyre

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
sunnyhillfestival
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Raportimet e reja tregojnë se Meta po stërvit AI që të nisë bisedë me përdoruesit dhe kur ata nuk po e përdorin shërbimin
Tech
4 Korrik, 2025
Ja sa paguhen punonjësit në Meta
Entertainment
4 Korrik, 2025
Të gjithë përdoruesit e smartphone-ve Pixel në Spanjë shikohen me dyshim nga policia
Mobile
4 Korrik, 2025
Publikohet në rrugë jo-zyrtare kapaciteti i baterisë së iPhone 17 Pro Max
Mobile
4 Korrik, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Si të hiqni Weather dhe News nga taskbar i Windows 10

11 Qershor, 2021
Tech

Problemet e IT të shkaktuara nga CrowdStrike i kushtuan kompanive më tepër se $5 miliardë

29 Korrik, 2024
Tech

Shkencëtarët arrijnë të përdorin sinjalin e Wi-Fi për të “shikuar” njerëzit përtej mureve

14 Shkurt, 2023
Tech

Ja se si u ndërtua droni filmues më i shpejtë në botë

31 Janar, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?