Studiuesit në Carnegie Mellon University kanë zhvilluar një metodë të re për të zbuluar pozicionin e njerëzve në një ndërtesë si dhe lëvizjet e tyre brenda një dhome, thjesht duke përdorur router-in e Wi-Fi.
Për të arritur këto rezultate studiuesit përdorën DensePose, një sistem që shfaq pixels me formën e trupit të njerëzve brenda një fotografie. DensePose është zhvilluar nga disa studiues në Londër në bashkëpunim me disa studiuest të tjerë për AI në Facebook.
Shumë studiues janë munduar të “shikojnë” njerëzit pa përdorur kamerat apo sensorët e shtrenjtë LiDAR prej shumë vitesh. Në 2013, një ekip shkencëtarësh në MIT arritën të përdornin sinjalet e telefonave për të “shikuar” përtej mureve.
Studiuesit në Carnegie Mellon shkruajtën se ato besojnë se sinjalet e Wi-FI mund të jenë zëvëndësues të denjë të kamerave të zakonshme RGB, kur vjen puna në kërkimin e prezencës së njerëzve në dhomë. Duke përdorur Wi-Fi, arrihen të shmangen pengesat si ndriçimi i ulët apo zënia e fushëpamjes me të cilat kamerat normale përballen.
Interesant është fakti se studiuesit e listojnë këtë avancim si një “përmirësim të privatësisë”: “Gjithashtu, ky produkt mbron privatësinë e individëve dhe mund të blihet për një çmim të arsyeshëm. Në fak shumica e njerëzve kanë Wi-Fi në shtëpi, dhe kjo teknologji mund të përdoret për të monitoruar mirëqenien e të moshuarve apo identifikimin e sjelljeve të çuditshme në shtëpi.”