Hologramet që mund të manipulohen fizikisht kanë ekzistuar prej vitesh në fantashkencë dhe falë avancimeve në teknologji kjo gjë do të jetë e mundur dhe në botën reale.
Në një studim të ri të ngarkuar më 6 mars në arkivin e hapur HAL, shkencëtarët studiuan se si hologramet tredimensionale mund të kapeshin dhe lëvizeshin duke përdorur materiale elastike si një komponent kyç i ekraneve volumetrike. Kjo risi bën të mundur manipulimin e grafikave 3D – për shembull, duke kapur dhe lëvizur një kub virtual me dorën tuaj – pa dëmtuar një sistem holografik.
“Ne jemi mësuar të kontrollojmë telefonin nëpërmjet prekjes së një butoni ose lëvizjes së një dokumenti direkt me gishtin tonë në ekran – kjo është e natyrshme dhe intuitive për njerëzit. Ky projekt na mundëson të përdorim këtë ndërveprim natyror me grafikat 3D për të shfrytëzuar aftësitë tona të lindura të vizionit dhe manipulimit 3D“, tha autori kryesor i studimit, Asier Marzo, një profesor në Universitetin Publik të shkencës, Navar.
Kjo është hera e parë që mundësohet manipulimi me duar i grafikave 3D. Në zemër të ekraneve volumetrike që mbështesin hologramet është një shpërndarës. Kjo është një fletë me luhatje të shpejtë, zakonisht e ngurtë, në të cilën mijëra imazhe projektohen në mënyrë sinkrone në lartësi të ndryshme për të formuar grafikë 3D. Ky njihet si hologram.
Sidoqoftë, natyra e ngurtë e oshilatorit do të thotë që nëse bie në kontakt me dorën e njeriut gjatë lëkundjes, mund të thyhet ose të shkaktojë një dëmtim. Zgjidhja ishte përdorimi i një materiali fleksibël – të cilin studiuesit nuk i kanë ndarë ende detajet – që mund të preket pa dëmtuar oshilatorin ose pa shkaktuar përkeqësimin e imazhit. Nga atje, kjo u mundësoi njerëzve të manipulonin imazhin holografik.
Ndërsa ky zbulim është ende në fazën eksperimentale, ka shumë mënyra të mundshme që mund të përdoret nëse komercializohet. “Këto ekrane mund të jenë veçanërisht të dobishme në muze, për shembull, ku vizitorët thjesht mund të afrohen dhe të ndërveprojnë me përmbajtjen.” thanë studiuesit.