Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Plug and Play Tirana Expo 2025: Inovacioni vjen në zemër të Tiranës
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Plug and Play Tirana Expo 2025: Inovacioni vjen në zemër të Tiranës
Tech

Plug and Play Tirana Expo 2025: Inovacioni vjen në zemër të Tiranës

Last updated: 18 Korrik, 2025 3:34 pm
Ndaj
4 Min lexim

Në muajin tetor, Tirana do të kthehet në kryeqendrën e inovacionit në Ballkan, ndërsa Plug and Play Tirana organizon finalen madhështore të programit të saj akselerator: Plug and Play Tirana Expo 2025. Ngjarja do të zhvillohet më 16 dhe 17 tetor, në ambientet ikonike të Piramidës së Tiranës, tashmë transformuar në një hub të dedikuar për teknologjinë dhe sipërmarrjen.

Contents
  • Çfarë pritet në Plug and Play Tirana Expo?
  • Një pasqyrë e ekosistemit të ri shqiptar të startup-eve
  • Gati për Plug and Play Silicon Valley Summit 2025
  • Pse duhet të jesh në Plug and Play Tirana Expo 2025?

Ky Expo është kulmi i një cikli 8-mujor mentorimi intensiv për startup-e të përzgjedhura nga Shqipëria dhe rajoni. Ato do të prezantojnë idetë, produktet dhe arritjet e tyre përpara një audience të përbërë nga investitorë, korporata ndërkombëtare, ekspertë të industrisë dhe dashamirës të teknologjisë.

Çfarë pritet në Plug and Play Tirana Expo?

• 22 Startup-e do të prezantojnë idetë dhe zgjidhjet teknologjike që adresojnë sfida tëndryshme në fusha si AI, shëndetësi, fintech, cybersecurity, agritech dhe real estate.

• Një ekspozitë do të mirëpresi vizitorët të cilët mund të takojnë nga afër themeluesit dhe të testojnë produktet e tyre.

• Fjalime frymëzuese dhe panele diskutimi me pjesëmarrjen e folësve vendas dhe ndërkombëtarë nga ekosistemi global i inovacionit.

• Networking që jep një mundësi të artë për të krijuar lidhje me investitorë, partnerë strategjikë dhe profesionistë të industrisë teknologjike.

Një pasqyrë e ekosistemit të ri shqiptar të startup-eve

Plug and Play Tirana është një degë e platformës globale Plug and Play Tech Center, me seli në Silicon Valley, e cila vepron në mbi 60 qytete në mbarë botën. Përmes bashkëpunimit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Bashkinë e Tiranës, IDEMIA dhe partnerë të tjerë strategjikë, programi ka sjellë për herë të parë në Shqipëri një qasje të strukturuar të akselerimit të startup-eve.

Nga mbi 100 aplikime, 22 startup-e janë përzgjedhur për t’u mentoruar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe për të ndërtuar një produkt të gatshëm për treg. Expo shërben si një dritare për të demonstruar rezultatet e këtij rrugëtimi, dhe si një urë lidhëse me botën e investimeve dhe bashkëpunimeve globale.

Gati për Plug and Play Silicon Valley Summit 2025

Një nga momentet më të rëndësishme të Plug and Play Tirana Expo 2025 do të jetë përzgjedhja e 10 startup-eve më të suksesshme, të cilat do të fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në Plug and Play Summit në Silicon Valley.

Këto startup-e do të ndjekin një program ekskluziv 6-javor në një nga qendrat më prestigjioze të inovacionit në botë, një përvojë intensive me mentorim, trajnime dhe takime me investitorë dhe korporata globale.

Kulmi i kësaj eksperience do të jetë samiti më i rëndësishëm i vitit, ku Plug and Play mbledh në një vend të vetëm startup-e të nivelit të lartë, investitorë nga e gjithë bota, partnerë strategjikë dhe liderë të industrisë. 

Shqipëria pritet të përfaqësohet denjësisht për herë të parë në këtë ngjarje të përmasave ndërkombëtare duke bërë një hap konkret drejt vendosjes së vendit tonë në hartën globale të inovacionit.

Pse duhet të jesh në Plug and Play Tirana Expo 2025?

Nëse jeni një sipërmarrës, një profesionist në teknologji, një student që kërkon frymëzim apo thjesht kurioz për të parë nga afër si po transformohet realisht ekosistemi digjital shqiptar, Plug and Play Tirana Expo është ngjarja që nuk duhet humbur. Kjo është një mundësi për të zbuluar zgjidhje të reja teknologjike “Made in Albania”, marrë frymëzim nga rrëfime reale sipërmarrjeje, krijuar kontakte me liderë të industrisë, dhe mbi të gjitha, për të qenë pjesë e një momenti kyç në historinë e inovacionit shqiptar.

REGJISTROHU KËTU
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Hakerët nga Korea e Veriut kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme në vjedhjet e kriptomonedhave në 2025
Tjetra Pse lavatriçja na “gënjen” për kohën e përfundimit të larjes?

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

NASA konfirmon zyrtarisht se ka ndryshuar trajektoren e një asteroidi përmes Misionit DART

10 Mars, 2026
Tech

CEO i Duolingo mendon se AI është një mësues më i mirë se humanët

22 Maj, 2025
Tech

US Navy përdor 18,143 kilogram eksploziv për të testuar luftanijen në “Full Ship Shock Trial”

21 Qershor, 2021
Tech

Kawasaki prezanton konceptin e kalit të parë robotik Corleo

13 Prill, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?