Çdo ditë e më shumë po shtohen eventet në botë të cilat po anulohen për shkak të frikës nga Coronavirus. Së fundmi Facebook ka konfirmuar anulimin e Facebook F8 dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Geneva Motor Show 2020.
Game Developers Conference, e planifikuar për mars, ka marrë vendimin të shtyhet në një datë të pacaktuar.
Google I/O, e planifikuar për maj, është ende në plan të zhvillohet edhe pse përfaqësuesit po ndjekin nga afër situatën dhe janë në kontakt të shpeshtë me OBSH.
Dy eventet më të mëdha të kësaj vere, Lojrat Olimpike Tokyo 2020 dhe Evropiani 2020, janë gjithashtu në rrezik zhvillimi. UEFA ka pranuar zyrtarisht se po vlerëson situatën, ndërkohë që Italia ka konfirmuar se është e gatshme të mbajë eventin e hapjes, i planifikuar të ndodhë në 12 qershor në Stadio Olimpico, Romë.
I anuluar pak javë më parë, Mobile World Congress solli një dëm ekonomik tejet të lartë për qytetin e Barcelonës. Pas pak Geek Room në Instagram do të publikojë një video rreth imapktit që ky anulim pati në ekonominë e qytetit.