Oppo është një tjetër gjigant i madh teknologjik që prezanton një produkt të ri në MWC 2024, ku Geek Room dhe Neptun janë të pranishëm për të informuar ndjekësit me inovacionet më të reja teknologjike. Sot, kompania zbuloi planet e saj të ardhshme në lidhje me AI dhe prototipin e ri të syzeve Air Glass 3 XR.
Prototipi i fundit i Oppo synon të thjeshtojë mënyrën se si ne përdorim AI, duke kapërcyer hendekun midis teknologjisë dhe lehtësisë së përditshme. Dhe këto syze të lehta mund të jenë përgjigja perfekte për këtë problem!
Air Glass 3 XR, një pajisje shumë e lehtë që peshon vetëm 50 gramë, është dizenjuar për të qenë sa më i rehatshëm. Me një nivel ndriçimi deri në 1000 nits, këto syze janë ndërtuar për të performuar në çdo ambient me ndriçim të ndryshëm. Këto syze nuk kanë të bëjnë vetëm me shikimin e botës plot qartësi; ata do ta bëjnë bashkëveprimin me ambientin shumë më të lehtë.
Karakteristika më interesante është ekrani i gjallë me ngjyra të plota, i cili rivalizon të tjerët në klasën e tij për cilësinë vizuale. Oppo ka integruar asistentin e tij AI AndesGPT në Air Glass 3, duke lejuar kontrollimin përmes komandave zanore dhe ndërveprimet me prekje. Përdoruesit mund të kontrollojnë muzikën, të marrin telefonata, të marrin informacion dhe të lëvizin nëpër foto me një komandë të thjeshtë ose rrëshqitje. Shtimi i katër mikrofonëve të vendosur në mënyrë strategjike tregon fokusin e Oppo në ofrimin e audios së qartë, edhe në mjedise të zhurmshme.