Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Muse-X 2026: Aty ku Industrisë Kreative të Ballkanit Perëndimor i Hapet Një Epokë e Re
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Muse-X 2026: Aty ku Industrisë Kreative të Ballkanit Perëndimor i Hapet Një Epokë e Re
Tech

Muse-X 2026: Aty ku Industrisë Kreative të Ballkanit Perëndimor i Hapet Një Epokë e Re

Last updated: 4 Mars, 2026 4:31 pm
Ndaj
5 Min lexim

Në prill 2026, Tirana do të mirëpresë një nga platformat më të strukturuara dhe ambicioze të industrive kreative në Evropën Juglindore. Muse-X nuk është thjesht një festival, as vetëm një panair apo një konferencë; është një Expo-Festival i integruar, i konceptuar për të bashkuar muzikën, filmin, artet vizuale, teknologjinë dhe biznesin kreativ në një ekosistem të vetëm strategjik. I zhvilluar në Piramidën e Tiranës, Muse-X 2026 e pozicionon Shqipërinë në qendër të një procesi të rëndësishëm rajonal: bashkimin dhe koordinimin e industrive kreative të Ballkanit Perëndimor në një strukturë të përbashkët, konkurruese në nivel ndërkombëtar.

Muse-X strukturohet mbi tre shtylla kryesore: panairin, konferencën dhe festivalin, të cilat funksionojnë të ndërlidhura si pjesë e të njëjtit vizion.

Panairi, i shtrirë në 4,000 m² hapësirë, do të sjellë mbi 140 kompani nga Ballkani dhe Evropa, të cilat do të prezantojnë shërbimet, teknologjitë, projektet dhe platformat e tyre: label-e muzikore, shtëpi produksioni filmike, distributorë, media, ofrues pajisjesh, institucione kulturore dhe startup-e kreative. Hapësira nuk është konceptuar si një panair statik, por si një treg i gjallë bashkëpunimesh ku krijohen marrëveshje, partneritete dhe projekte ndërkufitare. Brenda saj do të përfshihen zona të dedikuara si Galeri Arti, Muzeu I Muse-X, Zona per B2B, Pavijoni I Edukimit, Zonat Mediatike, Vinyl Convention, si dhe Ekspozitë e historisë së filmit dhe muzikës.

Në të njëjtën kohë, programi i Konferencës përfshin 12 panele strategjike, duke mbledhur mbi 70 folës ndërkombëtarë dhe 200+ profesionistë industrie që do të trajtojnë temat që po formësojnë tregun kreativ në rajon: zhvillimin e festivaleve muzikore në Ballkan, muzikën dhe turizmin si strategji kombëtare, menaxhimin e artistëve dhe modelet e monetizimit, të drejtat e autorit dhe mbrojtjen ligjore, identitetin kulturor dhe skenën urbane, edukimin dhe zhvillimin e talenteve, si dhe qëndrueshmërinë financiare të projekteve kreative. Muse-X synon të kalojë nga një realitet i fragmentuar drejt një strukturetë koordinuar rajonale, duke lidhur Evropën Juglindore me tregun evropian dhe global.

Përtej dimensionit profesional, Festivali do të ofrojë një eksperiencë publike immersive në mbi 6,000 m² hapësirë. Line-up i vitit 2026 përfshin artistë nga Japonia, SHBA, Berlini, Sllovenia dhe i gjithë rajoni, duke krijuar një kurim të thelluar zhanresh: electronic, underground, hip-hop, rock, fusion orkestral-elektronik dhe performanca eksperimentale. Programi do të përfshijë Main Stage, DJ Stage në majë të Piramidës, sesione elektronike underground, Beteja muzike, Kinema me premiera të kuruara, Creative Village, si dhe instalacione vizuale dhe projeksione immersive. Gjatë tre ditëve, mbi 25,000 vizitorë pritet të kalojnë në Piramidë.

Muse-X organizohet nga Klik Ekspo Group, organizatori kryesor i panaireve në Shqipëri dhe anëtar i UFI, me mbi 30 vite eksperiencë në organizimin e eventeve ndërkombëtare. Kjo bazë institucionale garanton standarde të larta organizimi dhe një qasje profesionale. Eventi bashkon aktorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe më gjerë, duke e pozicionuar Ballkanin Perëndimor si një hapësirë të përbashkët kreative, jo si tregje të ndara.

Muse-X është pjesë e një strategjie më të gjerë për ndërtimin e një infrastrukture të qëndrueshme bashkëpunimi, përfshirë zhvillimin e një platforme dixhitale matchmaking që do të lidhë artistë, kompani dhe profesionistë kreativë në nivel rajonal dhe evropian. Në një rajon ku historikisht tregjet kanë qenë të fragmentuara, Muse-X propozon një model të ri: bashkëpunim mbi konkurrencën, strukturë mbi improvizimin dhe vizibilitet ndërkombëtar mbi izolimin lokal.

Në prill 2026, Piramida e Tiranës bëhet më shumë se një hapësirë eventesh. Ajo do të shndërrohet në një pikë takimi për një rajon që po riorganizohet, që po ndërton mekanizma të përbashkët dhe që po artikulon ambicie të përbashkëta.

Ballkani Perëndimor nuk është më një treg “në pritje” apo “në tranzicion”. Ai po krijon strukturë, po ndërton rrjete dhe po pozicionohet me vetëdije në hartën e industrive kreative evropiane.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme MWC 2026: TCL prezanton smartphone-in e ri Nxtpaper me ekran AMOLED
Tjetra AIatWork, ekosistemi i parë europian i të mësuarit të AI hap aksesin për tregun shqiptar

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Nvidia prezanton superçipat e rinj AI, Blackwell Ultra GB300, Vera Rubin dhe Rubin Ultra

20 Mars, 2025
Tech

IFA 2023: Së shpejti ju do të jeni në gjendje të kontrolloni pajisjet e LG nga aplikacioni i Samsung dhe anasjelltas

Sponsorizuar nga
Neptun
Tech

Apple Stores nisin të shesin një bravë dere e cila mund të hapet përmes një iPhone apo Apple Watch

22 Tetor, 2022
Entertainment

Spektakli i sportit kulmon në maj vetëm në DigitAlb

4 Maj, 2026

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?