Në përgjithësi, Samsung është prodhuesi më i madh i smartphone-ve në botë. Në disa tregje kjo kompani është drejtuese me një diferencë të madhe. Megjithatë, smartphone-t Samsung nuk janë mbizotërues në çdo treg të botës, si për shembull në rastin e Meksikës.
Meksika ka një numër përdoruesish aktiv të smartphone-ve rreth 127 milionë. Për çudi, në këtë treg pajisjet më të shitura nuk janë ato nga Samsung, as ato nga Apple, por pajisjet e prodhuara nga Motorola. Sipas një raportimi të kohëve të fundit, Motorola ishte prodhuesi më i madh i smartphone-ve në Meksikë gjatë 3-mujorit të dytë të 2022, duke kontrolluar 28% të tregut.
Samsung renditej në vendin e dytë pas Motorola me 26% të tregut, dhe më pas Apple në vendin e 3-të me 16%. Numri i përdoruesve të smartphone-ve Motorola u rrit me 5% gjatë këtij tremujori. Të tjera kompani me prezencë në këtë treg janë dhe Xiaomi, Oppo dhe Huawei. Xiaomi kontrollon 13% të tregut, ndërkohë që Oppo dhe Huawei kontrolluan 11% dhe 5% respektivisht.