Ekspertët kanë arritu të tregojnë se stërvitjet e ndërgjegjshme të frymëmarrjes mund të ulin nivelet e presionit të gjakut. Kjo është një teknikë që gurutë dhe influencerat shpesh herë e “reklamojnë” si një mënyrë për të kontrolluar nivelin e stresit.
Është vërtetuar se vetëm 30 frymëmarrje të thella në ditë me një pajisje si një pompë astme mund të jenë po aq efektive sa ilaçet që merren. Kjo pajisje krijon rezistencë, duke forcuar pacientin të përdorë muskujt e tij të frymëmarrjes për të shtyrë ajrin përtej saj.
Shkencëtarët besojnë se në qoftë se njerëzit kanë një sistem respirator të fuqishëm atëherë ato do të kenë mundësi të marrin frymë akoma më thellë pa nevojën e kësaj pajisje. Ata mendojnë se marrja e thellë e frymës ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, duke lejuar që më tepër gjak të qarkullojë në to, duke ulur kështu presionin e gjakut.
Mirëpo shkencëtarët tregojnë se ky ushtrim nuk duhet të zëvëndësojë ushtrimet e tjera të shëndetshme, të cilat kanë benefite akoma më të mira se ulja e presionit të gjakut.
Studiuesit nga Universiteti i Colorado Boulder dhe Arizona vëzhguan 128 persona të rritur nga moshat 18-82 për një periudhë 6 javore. Pjesëmarrësit përdorën një pajisje $32 PowerBreath për 5-10 minuta në ditë, duke marrë 30 herë frymë thellë.
Në vetëm 2 javë filluan të shiheshin rezultatet e para, dhe në fund të eksperimentit u vu re se në përgjithësi presioni sistolik i gjakut u ul me 9mmHg.