Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Këto janë 4 prezantimet kryesore të bëra gjatë eventit “Scary Fast” të Apple
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Këto janë 4 prezantimet kryesore të bëra gjatë eventit “Scary Fast” të Apple
Tech

Këto janë 4 prezantimet kryesore të bëra gjatë eventit “Scary Fast” të Apple

Last updated: 1 Nëntor, 2023 8:56 am
Ndaj
5 Min lexim

Gjatë eventit “Scary Fast” të organizuar me 31 tetor, Apple prezantoi disa Mac tërësisht të rinj që vijnë të pajisur me versionin më të fundit të çipit të zhvilluar nga vetë kompania. Nëse jeni kurioz për të mësuar më tepër rreth produkteve të reja, më poshtë do të keni një përmbledhje të prezantimeve kryesore nga eventi.

Proçesorët e rinj M3      

Siç pritej, proçesori M3 i Apple ishte në qendër të vëmendjes të këtij eventi. Kjo seri e re përfshin M3, M3 Pro dhe M3 Max, të cilat Apple thotë se janë “çipet e para të kompjuterave” të prodhuar duke përdorur proçesin më efikas 3nm.

Përveç ofrimit të një “CPU më të shpejtë dhe më efikas“, treshja e çipave vjen me një GPU të përmirësuar që mbështet ray-tracing, mesh shading dhe “Dynamic Caching” – një veçori që optimizon sasinë e memories që përdor pajisja gjatë kryerjes së detyrave të ndryshme. Çipat M3 të Apple ofrojnë deri në 128 GB memorie të unifikuar, me çipin më të fuqishëm M3 Max që vjen me deri në 92 miliardë transistorë, një GPU me 40 cores dhe një CPU me 16 cores.

iMac i rifreskuar 24 inç me një proçesor M3

iMac i ri 24 inç po përmirësohet me proçesorët e rinj M3, dhe Apple thotë se ofron performancë dy herë më të shpejtë se paraardhësi i tij i pajisur me M1. Së bashku me çipin e ri, iMac i rifreskuar përmban një ekran Retina 4.5K me më shumë se 1 miliard ngjyra, mbështetje për Ëi-Fi 6E dhe një kamerë 1080p. iMac ofron gjithashtu deri në 24 GB RAM dhe vjen në shtatë ngjyra: jeshile, e verdhë, portokalli, rozë, vjollcë, blu dhe argjend. Ka edhe aksesorë të përputhur me ngjyra që vijnë me iMac, por ato ende kanë kabëll Lightning. IMac 24 inç kushton $1,299 me një CPU me tetë cores ose $1,499 me një çip 10 cores. Porositë kanë nisur që ditën e sotme, ndërkohë që produkti do të vijë drejt klientëve duke filluar nga 7 nëntori.

MacBook Pro 14 dhe 16 inç me proçesorët M3

iMac nuk është e vetmja pajisje që do të përfitojë nga aftësitë e procesorit M3. Apple njoftoi gjithashtu një çift të ri modelesh MacBook Pro 14 dhe 16 inç që vijnë me çipin M3 Pro ose me modelin më të lartë M3 Max. Të dy laptopët kanë një ekran mini LED, një kamerë 1080p, një sistem audio me gjashtë altoparlantë, 22 orë jetëgjatësi të baterisë dhe deri në 128 GB RAM.

Ato janë gjithashtu të disponueshme në ngjyrën Space Black me një proces të ri anodizimi që supozohet të ndihmojë në reduktimin e gjurmëve të gishtërinjve, si dhe një opsion argjendi. Ndërsa MacBook Pro 14 inç me një çip M3 Pro fillon nga $1,999, modeli 16 inç M3 Pro fillon nga $2,499. Këto modele MacBook Pro janë të disponueshme për t’u porositur paraprakisht sot dhe do të bëhen të disponueshme më 7 nëntor.

Një MacBook Pro i ri pa Touch Bar

Apple prezantoi gjithashtu një MacBook Pro më të lirë 14 inç që vjen me çipin bazë M3 dhe fillon nga $1,599. Pajisja zëvendëson MacBook Pro 13 inç me një çip M2 që Apple prezantoi vitin e kaluar dhe ofron performancë që është deri në 60% më e shpejtë. Ndryshimi kryesor në këto pajisje do të jetë mungesa e Touch Bar, një shërbim që është larguar njëherë e mirë.

Në fund të eventit, CEO i Apple, Tim Cook shprehu mirënjohjen për audiencën dhe në ekran u shfaq një mesazh, ku thuhej me krenari, “Ky event u xhirua në iPhone dhe u modifikua në Mac“, shoqëruar me një mohim që specifikonte se “Të gjithë prezantuesit , vendndodhjet dhe pamjet me dron janë regjistruar duke përdorur një iPhone 15 Pro Max.”

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Ky episod nga “The Simpsons” duket se ka parashikuar fatin e Elon Musk dhe Twitter
Tjetra Ky sensor i ri arrin të regjistrojë lëvizjet shumë të vogla sa 1/100 e gjerësisë së flokut

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Një ofertë pranverore që nuk duhet ta humbisni nga Samsung

2 Prill, 2021
Tech

Disa njerëz po paguajnë për “të droguar” chatbot-ët e tyre

18 Dhjetor, 2025
Tech

Apple prezanton modelet e reja të MacBook Pro dhe Mac mini me proçesorë M2 Pro dhe M2 Max

18 Janar, 2023
Mobile

Përdoruesit e versionit beta të iOS 18 mund të regjistrojnë dhe transkriptojnë telefonatat përmes AI

30 Korrik, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?