Hapi i ri i Google drejt një të ardhme pa password sapo është prezantuar: Passkey. Passkey është një çelës kriptografik që kërkon nga ju vërtetimin e pajisjes tuaj kryesore. Duke nisur që nga dita e djeshme, përdoruesit e Google mund të përdorin këtë shërbim dhe të largohen një herë e mirë nga password-et dhe nga kodet e two-step verification.
Passkeys janë më të sigurt, si dhe një alternativë më e lehtë për t’u përdorur. Ky shërbim po shtyhet shumë nga Google, Apple, Microsoft si dhe kompani të tjera të pranishme në aleancën FIDO. Ato mund të zëvëndësojnë sistemin aktual të verifikimit nëpërmjet 2FA apo verifikimit nëpërmjet SMS me një kod PIN lokal ose të dhënat biometrike. Verifikimi nëpërmjet të dhënave biometrike bëhet në një mënyrë të tillë ku Google apo kompanitë e tjera nuk mund t’i aksesojnë këto të dhëna, pasi të dhënat biometrike ekzistojnë vetëm në smartphone-in tuaj.
Kur ju të aktivizoni passkey në Google account, platforma do të nisë të kërkojë nga ju verifikim në momente kur regjistrohet një aktivitet i dyshimtë. Passkeys nga Google do të mund të regjistrohen në të gjitha pajisjet me sistem operativ Android 9 ose iOS 16 dhe më të ri.
Përdoruesit mund të çaktivizojnë menjëherë një passkey nëse dyshojnë se dikush tjetër mund të aksesojnë të dhënat e tyre. Megjithatë do të duhet pak kohë deri sa ky shërbim të përdoret më gjërë nga përdoruesit.