Janari shënoi mbylljen e suportit të Microsoft për Windows 7, një prej software-ve më të suksesshëm të prodhuar i cili sot numëron ende rreth 30% të përdorueseve.
Të kalosh në Windows 10 është tashmë një detyrim i cili në fund të ditës përveç një design-i të ri ju ofron siguri në përdorimin e kompiuterit apo laptopit tuaj.
Nëse je gati të kalosh në Windows 10, Geek Rook të fton të ndjekësh hapat mëposhtë:
1. Verifiko nëse parametrat e kompiuterit tënd janë të përshtatshme për kalimin në Windows 10.
2. Kliko këtu dhe kliko mbi Download tool now
3. Pasi ke shkarkuar Media Creation Tool, jepi Run
4. Prano të gjitha kushtet dhe kliko mbi Upgrade this PC now
5. Kliko mbi Next
6. E gjithë proçedura nuk kërkon një product key, për sa kohë ju keni një Windows 7 të liçensuar.