Google ka publikuar disa detaje të reja rreth kërkimeve të kompanisë mbi audiopletismografinë (APG) e cila bën të mundur monitorimin e rrahjeve të zemrës në kufjet me active noise cancellation (ANC) “thjesht përmes një përditësimi të software-it“.
Google thotë se “kanali i veshit [është] një vend ideal për të monitoruar shëndetin” duke pasur parasysh se arteriet e veshit “formojnë një rrjet të ndërlikuar enësh më të vogla që përshkojnë gjerësisht kanalin e dëgjimit“. Kjo qasje audiopletizmografike funksionon duke “dërguar një sinjal me ultratinguj me intensitet të ulët përmes altoparlantëve të një kufje ANC“.
Google krijoi një model që arrin të përpunojë të dhënat e marra nga ultratingujt dhe përmes tyre të përllogarisë rrahjet e zemrës, si dhe intervalin e kohës midis rrahjeve (HRV). Kjo teknikë funksionon edhe gjatë kohës që ju dëgjoni muzikë. Megjithatë, matjet ndikoheshin nga lëvizjet e trupit dhe Google u kundërpërgjigj me një mjet kalibrimi për të “gjetur frekuencën më të mirë që mat rrahjet e zemrës dhe të përdorë vetëm frekuencën më të mirë për të regjistruar formën e valës së pulsit me cilësinë të lartë”.
Google kreu dy studime me 153 njerëz që zbuluan se APG “arrin të masë me një shkallë të lartë saktësie“ rrahjet e zemrës (me rezultate të gabuara vetëm 3,21% te rasteve në të gjithë skenarët e aktivitetit) dhe intervalin midis rrahjeve të zemrës. Google beson se kjo është një qasje më e mirë për matjen e rrahjeve të zemrës se sa përdorimi i sensorëve të tjerë tradicional.