Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Gjithçka që u prezantua gjatë WWDC 2024 nga Apple
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Gjithçka që u prezantua gjatë WWDC 2024 nga Apple
Tech

Gjithçka që u prezantua gjatë WWDC 2024 nga Apple

Last updated: 11 Qershor, 2024 10:23 am
Ndaj
7 Min lexim

Çdo vit Apple fillon Worldwide Developer Conference me disa prezantime të reja, dhe këtë vit ndodhi e njëjta gjë me prezantimin e Apple Intelligence të shumëpritur dhe ndryshime në asistentin virtual tashmë të fuqizuar nga AI, Siri.

Nëse nuk arritët dot të shikonit live eventin e djeshëm, klikoni këtu për ta parë të plotë. Më poshtë ne do të përmbledhim disa nga prezantimet e rëndësishme që u bënë gjatë këtij eventi.

ChatGPT i integruar në Siri

Apple po sjell ChatGPT në Siri dhe aplikacione të tjera të Apple, të fuqizuar nga GPT-4 e OpenAI dhe modele të tjera gjeneruese të AI. Së shpejti, Siri do të jetë në gjendje të kërkojë ekspertizën e ChatGPT ku mund të jetë e nevojshme, thotë Apple. Integrimet e ChatGPT do të vijnë në iOS 18, iPadOS 18 dhe macOS Sequoia më vonë këtë vit, thotë Apple, dhe do të jenë falas pa pasur nevojë për të krijuar një llogari ChatGPT ose OpenAI. Më tepër informacione gjeni këtu.

Apple Intelligence

Më në fund erdhi dhe momenti që Apple të ofrojë shërbime të inteligjencës artificiale në produktet e saj. Apple Intelligence është sistemi i ri i inteligjencës artificiale të kompanisë “që vendos modelet e fuqishme gjeneruese në thelbin e iPhone, iPad dhe Mac tuaj“.

Kjo mundëson një sërë aftësish të reja në aplikacionet e Apple, të tilla si aftësia për të gjeneruar imazhe ose për të përmbledhur tekstin. Apple Intelligence vjen me një theks të madh te siguria, pasi sistemi do të vendosë automatikisht nëse duhet të përdorë përpunimin në pajisje ose të lidhet me serverin privat të kompjuterit cloud të Apple për të përmbushur kërkesën tuaj.

https://youtu.be/Q_EYoV1kZWk

Sistemi do të jetë i disponueshëm falas dhe në iPhone 15 Pro, si dhe në iPad dhe Mac me një çip M1 dhe më të rinj.

Shërbimet e reja në Mail, Messages, Photos dhe aplikacione të tjera

Përvec shërbimeve të lartpërmendura, kompania tregoi dhe shërbimin e ri Genmoji, që ju lejon të krijoni emoji të personalizuar bazuar në një tekst, së bashku me një gjenerues të ri imazheshtëfuqizuar nga AI të quajtur Image Playground.

Apple po sjell AI në aplikacionin Photos, gjithashtu, duke ju dhënë mundësinë për të kërkuar foto duke përdorur gjuhën e folur. Ju gjithashtu mund të fshini objektet në sfondin e fotografive tuaja, si Magic Eraser në Google. Për më tepër, Apple po shton transkriptime dhe përmbledhje të fuqizuara nga AI te Notes dhe aplikacioneve të tjera të telefonit.

Pas kaq shumë vitesh, mund të vendosni ikonat kudo të dëshironi

Përveç gjithë inteligjencës artificiale, Apple po prezanton një Control Center të re dhe më të personalizueshme në iOS 18. Po ashtu do të lejojë përdoruesit të vendosin ikonat e aplikacioneve në home screen kudo që ato të dëshirojnë, dhe duke lënë hapësira boshe, një mundësi që në Android ka ekzistuar prej shumë vitesh. Për më tepër, ju mund të aktivizoni dark mode dhe për ikonat, siç mund të shikohet në foton e mësipërme.

Kompania gjithashtu do t’ju lejojë të kyçni disa aplikacione me përditësimin e ardhshëm, duke i parandaluar njerëzit e tjerë që t’i përdorin ato kur u jepni telefonin tuaj.

Mbështetje për RCS në iOS 18

Screenshot of a text message sent via satellite.

Pasi njoftoi mbështetjen për RCS vitin e kaluar, Apple konfirmoi se po arrin me iOS 18. Megjithatë, nuk u zgjerua në asnjë detaj tjetër përtej kësaj. iMessage po merr edhe disa përmirësime të tjera, duke përfshirë aftësinë për të planifikuar dërgimin e mesazheve në një orar të caktuar dhe mbështetjen për mesazhet SMS përmes satelitit.

Aplikacioni i ri Photos

Aplikacioni i ri vjen me një  navigacion të ri, veçori të reja organizative dhe mënyra të tjera për të zbuluar fotot tuaja të preferuara, duke përfshirë ato të miqve, familjes, kafshëve shtëpiake, udhëtimeve dhe më shumë. Disa gjëra që duhet të dini: Dizajni i ri do të shkurtojë kohën e kërkimit të një fotografie pasi vendos gjithçka që ju nevojitet lehtësisht. Një ndryshim i madh përfshin mënyrën se si aplikacioni është bashkuar në një pamje të vetme me rrjetën e fotografive dhe bibliotekën, të organizuar sipas temës, më poshtë.

Aplikacion i ri për menaxhimin e fjalëkalimeve, i quajtur “Passwords”                                                                              

Siç u përfol javën e kaluar, Apple ka prezantuar një aplikacion të ri Passwords që do t’ju lejojë të menaxhoni detajet e llogarive tuaja në pajisje të ndryshme. Aplikacioni do t’ju lejojë të gjeneroni dhe ruani fjalëkalime në mënyrë të ngjashme me menaxherët e tjerë të fjalëkalimeve si LastPass dhe 1Password. Passwords do të jenë të disponueshme në iOS, iPadOS, macOS, visionOS dhe madje edhe Windows.

Më në fund: aplikacioni Calculator vjen në iPadOS

Apple

Së shpejti do të vijë aplikacioni Calculator në iPadOS, më shumë se një dekadë pas prezantimit të parë të tij. Ai vjen me një veçori të re të quajtur Math Notes, e cila ju lejon të përdorni Apple Pencil për të shkruar ekuacione në iPad tuaj dhe që aplikacioni i zgjidh ato për ju.

Apple po lançon gjithashtu një shërbim Smart Script, i cili përdor machine-learning për të përmirësuar pamjen e shkrimit tuaj të dorës dhe për të kontrolluar gabimet drejtshkrimore në shënimet tuaja.

VisionOS 2

A person sitting in front of a curved virtual display while using the Vision Pro.

visionOS 2 sjell me vete përmirësime të produktivitetit dhe “përvoja të reja zhytëse“. Një opsion i ri navigimi ju lejon të kaloni në ekranin bazë thjesht duke trokitur ose rrotulluar dorën për të shfaqur qendrën e kontrollit me njoftime dhe më shumë. Një nga prezantimet më të mëdha për visionOS përfshin aftësinë për të kthyer imazhet ekzistuese në spatial photos. Funksioni i ri përdor machine-learning për të ndërtuar kënde shtesë, duke shënuar një ndryshim nga metoda ekzistuese, e cila kërkonte shkrepjen e imazheve në një iPhone 15 Pro ose në vetë Vision Pro.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme AI do të gjobisë personat që që nuk vendosin rripin e sigurimit apo që përdorin telefonin gjatë drejtimit të makinës
Tjetra Apple integron fuqinë e ChatGPT në asistentin virtual Siri

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Panelet diellore do të bëhen të detyrueshme për të gjitha ndërtesat në BE

21 Maj, 2022
Tech

Apple dizenjon “Deployable Feet” për të përmirësuar freskimin e MacBook

27 Mars, 2021
Tech

Samsung Galaxy Z Flip5, Galaxy Z Fold5, seritë Galaxy Watch6 dhe Galaxy Tab S9 mbërrijnë në Shqipëri!

11 Gusht, 2023
Mobile

Versioni i dytë beta i iOS 26 sjell një melodi të re për zilet në iPhone

24 Qershor, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?