Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
    OpenAI prezantoi hardware-in e parë, një tastierë për kontrollimin e agjentëve AI
    16 Korrik, 2026
    Start-up i Mira Murati prezanton modelin e parë AI për përdorim të përgjithshëm
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
    OnePlus pritet të largohet nga tregu evropian dhe amerikan këtë javë
    14 Korrik, 2026
    StepFun prezanton StepX Neo, smartphone-in e parë të kontrolluar nga agjentët AI
    14 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
    Këto janë krijuesit më të paguar në vitin 2026
    8 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Geek Room është gati të ndjekë rrugëtimin e 7 startup-eve nga Ballkani Perëndimor në Scale-Up Lab Western Balkans
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Geek Room është gati të ndjekë rrugëtimin e 7 startup-eve nga Ballkani Perëndimor në Scale-Up Lab Western Balkans
Tech

Geek Room është gati të ndjekë rrugëtimin e 7 startup-eve nga Ballkani Perëndimor në Scale-Up Lab Western Balkans

Last updated: 13 Maj, 2026 7:04 pm
Ndaj
5 Min lexim

Scale-Up Lab Western Balkans 2026 është një program intensiv zhvillimi i krijuar për startup-et më ambicioze të rajonit, të cilat kanë kaluar fazën fillestare të krijimit të dhe synojnë zgjerimin ndërkombëtar. I organizuar nga IFC (World Bank Group) dhe Plug and Play, një nga platformat më të mëdha globale të inovacionit, programi synon të lidhë themeluesit me investitorë, korporata dhe partnerë strategjikë në Evropë dhe më gjerë.

Contents
  • Geek Room do të ndjekë nga afër rrugëtimin e startups në kohortën e parë
  • Njihuni me startup-et pjesëmarrëse të kohortës së parë
  • Organizimi i programit gjatë kohortës së parë

Programi zhvillohet në dy kohorte gjatë vitit 2026, secila me nga 10 kompani të përzgjedhura. Çdo kohort zgjat rreth tre muaj dhe përfshin një kombinim të sesioneve online dhe eventeve fizike në disa nga ekosistemet më të rëndësishme të startup-eve në Evropë. Kohorti i parë zhvillohet nga prilli në korrik, ndërsa i dyti nga korriku në nëntor. Në fund të programit, dy startup-et më të suksesshme nga secili kohort fitojnë mundësinë për një vizitë në Silicon Valley, duke hyrë drejtpërdrejt në një nga rrjetet më të fuqishme globale të inovacionit.

Geek Room do të ndjekë nga afër rrugëtimin e startups në kohortën e parë

Kemi një lajm shumë të mirë për të gjithë entuziastët e startups: Geek Room do të jetë media që do të shoqërojë nga afër kohortën e parë të startup-eve përgjatë rrugëtimit të tyre në eventet më elitare të inovacionit dhe teknologjisë në Evropë!

Gjatë këtij rrugëtimi, Geek Room do të dokumentojë zhvillimin e tyre, sfidat, bashkëpunimet e krijuara dhe rezultatet konkrete që do të vijnë nga këto eksperienca, nga mundësitë për partneritete dhe investime, deri te zgjerimi i rrjetit ndërkombëtar dhe prezantimi i ideve shqiptare në skenën evropiane të startup-eve.

Njihuni me startup-et pjesëmarrëse të kohortës së parë

Gjatë kohortës së parë të Scale-Up Lab Western Balkans, Geek Room do të ndjekë startup-et AIatWork, Diratech, FinqUP, Hoyo Tech, KampsterAI, Lekotech dhe OneFor ndërkohë që prezantojnë idetë e tyre në eventet më të rëndësishme në botë si ViennaUP, VivaTech, GITEX Europe, STARTUP AUTOBAHN Powered by Plug and Play.

  • AlatWork: një platformë që lidh talente, profesionistë dhe ekipe me mundësi pune dhe bashkëpunimi në ekosistemin modern të teknologjisë dhe inovacionit.
  • Diratech: një kompani teknologjie që zhvillon zgjidhje digjitale dhe produkte inovative për të ndihmuar bizneset të automatizojnë dhe përmirësojnë proceset e tyre.
  • FinqUP: startup fintech që synon të thjeshtojë menaxhimin financiar dhe qasjen në shërbime financiare për individë dhe biznese përmes teknologjisë.
  • Hoyo Tech: një kompani teknologjie që fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale dhe inovacioneve për bizneset dhe transformimin e tyre teknologjik.
  • KampsterAI: një startup që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar zgjidhje inovative në menaxhimin, automatizimin dhe optimizimin e proceseve digjitale.
  • Lekotech: zhvillon zgjidhje inovative digjitale me fokus në përmirësimin e shërbimeve dhe proceseve për përdoruesit dhe bizneset.
  • OneFor: një platformë fintech që ofron shërbime financiare digjitale dhe zgjidhje moderne pagesash për individë dhe biznese.

Organizimi i programit gjatë kohortës së parë

Founder Diagnostics & Onboarding

Programi nis me një fazë vlerësimi dhe orientimi për startup-et pjesëmarrëse, ku identifikohen boshllëqet në organizim, përgatitja komerciale dhe fundraising. Çdo startup lidhet me mentorë të dedikuar sipas nevojave specifike të rritjes, duke krijuar një rrugëtim të personalizuar drejt skalimit ndërkombëtar.

ViennaUP – nga një startup i drejtuar nga themeluesi në një organizatë të rritur

Në fazën e parë të aktivizimit, startup-et marrin pjesë në ViennaUP, ku fokusohen në transformimin nga startup-e të drejtuara nga themeluesit në organizata të qëndrueshme dhe të shkallëzueshme. Pjesëmarrësit punojnë mbi pozicionimin në treg, ndërtimin e narrativës për investitorët dhe zhvillimin e strukturave të lidershipit dhe ekipeve.

VivaTech – tërheqja komerciale dhe mbështetja nga korporatat

Faza e dytë zhvillohet në VivaTech dhe fokusohet te krijimi i lidhjeve me investitorë globalë dhe kompani të mëdha. Startup-et eksplorojnë mundësi partneriteti, networking strategjik dhe prezantime direkte me partnerë korporativë, me synimin për të gjeneruar traction komercial dhe projekte konkrete pilot.

SA & GITEX – Përgatitja për investim dhe zgjerim global

Në fazën finale, programi përgatit startup-et për zgjerim ndërkombëtar. Themeluesit punojnë mbi strategjinë ndaj investitorëve, storytelling, modelimin financiar dhe due diligence, ndërsa fitojnë akses të drejtpërdrejtë te investitorë VC dhe mentorë me eksperiencë globale.

Për më tepër informacione të cilat do të përditësohen drejtpërsëdrejti dhe surpriza të reja ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet tona sociale të Geek Room!

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Njihuni me 9 shërbimet më të rëndësishme të Android 17
Tjetra WhatsApp do të ofrojë modalitetin incognito në bisedat me MetaAI

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
Tech
17 Korrik, 2026
Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
Tech
17 Korrik, 2026
BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
Mobile
17 Korrik, 2026
Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
Gaming
17 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Interpoli apelon për kujdes nga vaksinat e rreme për Covid19

2 Dhjetor, 2020
Tech

Samsung prezanton trailer-in e eventit Unpacked ku do të prezantohet pajisja më e fuqishme Galaxy

16 Prill, 2021
Tech

Update-i i ri për sigurinë në Android rregullon më tepër se 80 pika të dobëta në sistem, duke përfshirë këtu 4 shumë të rëndësishme

8 Dhjetor, 2022
Tech

Apple do të përditësojë AirPods me aftësi për monitorimin e gjumit dhe kontrollin e kameras

5 Qershor, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?