Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Eksperti i Samsung pas 20 vitesh përvojëthotë se teknologjia e shkëlqyer duhet të jetë e padukshme
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Eksperti i Samsung pas 20 vitesh përvojëthotë se teknologjia e shkëlqyer duhet të jetë e padukshme
Tech

Eksperti i Samsung pas 20 vitesh përvojëthotë se teknologjia e shkëlqyer duhet të jetë e padukshme

Last updated: 10 Mars, 2026 12:11 pm
Ndaj
6 Min lexim

Prej njëzet vitesh, televizorët Samsung jetojnë në heshtje në qendër të shtëpive të njerëzve, të pranishëm jo vetëm për argëtim, por edhe për momentet që na lidhin, na frymëzojnë dhe mbeten me ne edhe shumë kohë pasi ekrani fiket.

Këtë vit shënojmë dy përvjetorë të jashtëzakonshëm. Samsung feston 20 vite si marka globale numër 1 në kategorinë e televizorëve; ndërsa drejtuesi ynë i PQ Labs, Shinwoo Choi, flet për rrugëtimin e tij 20-vjeçar në Samsung,një karrierë që është zhvilluar paralelisht me evolucionin e vetë teknologjisë së televizorëve.

Kur iu bashkua Samsung si një inxhinier i ri, inovacionet në televizorë përcaktoheshin ende kryesisht nga hardueri. Ajo që e tërhoqi drejt kompanisë ishte bindja se teknologjia duhet të formësojë jetën e përditshme, dhe jo vetëm të konkurrojë përmes specifikimeve. “Samsung na ka inkurajuar gjithmonë të mendojmë përtej kufijve të asaj që është e mundur sot. Kjo kulturë më ka nxitur të rritem bashkë me teknologjinë.”

“Kur njerëzit më pyesin për inovacionin, shpesh presin të përmend një përparim të caktuar teknologjik, por momentet që më kanë mbetur më shumë në mendje nuk janë lansimet e produkteve, por momentet njerëzore.” Një prej tyre ndodhi në vitin 2010, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Vancouver. Kur Kim Yuna doli në akull, miliona njerëz u mblodhën përreth televizorëve të tyre. Familje, fqinj, madje edhe të panjohur, u ndalën për ta ndjekur së bashku. Kur ajo fitoi medaljen e artë, nuk ishte vetëm një triumf sportiv, u bë një kujtim emocional i përbashkët që mbushi dhomat e ndenjjes në gjithë Korenë dhe në mbarë botën.

“Atëherë e kuptova vërtet se televizorët mund të jenë më shumë se thjesht ekrane, ata mund të bëhen qendra e kujtimeve të përbashkëta.”

Gjatë dy dekadave të fundit, Samsung ka ndihmuar në ripërcaktimin e asaj se çfarë mund të jetë një televisor, nga përparimet e hershme në teknologjinë e ekraneve dhe inovacionet QLED, deri te përvojat gjithëpërfshirëse, personalizimi i mbështetur nga inteligjenca artificiale dhe kontrolli i dritës në nivel mikro. Megjithatë, për ata që e kanë ndërtuar këtë teknologji nga brenda, qëllimi nuk kanë qenë kurrë vetëm specifikimet teknike.

“Dikur inovacioni nënkuptonte ta bëje figurën më të ndritshme ose më të mprehtë. Sot, inovacioni i vërtetë do të thotë ta bësh teknologjinë të padukshme.”

Televizorët modernë Samsung përshtaten automatikisht me përmbajtjen, ambientin dhe mënyrën se si shikuesi e përdor ekranin, duke u mundësuar njerëzve të zhyten plotësisht në përvojën e shikimit pa e vënë re teknologjinë që funksionon në sfond. Inteligjenca artificiale përmirëson në mënyrë të qetë cilësinë e figurës, rikthen në jetë videot e vjetra familjare dhe optimizon skenat në kohë reale.
“Nëse nuk e vini re teknologjinë, atëherë ne e kemi bërë mirë punën tonë.”

20 vite radhazi të Samsung në krye të tregut global të televizorëve është një arritje për të cilën ai flet me modesti.“Ky titull u përket inxhinierëve, dizajnerëve dhe ekipeve që kanë qenë para nesh. Shumë prej tyre kanë formësuar mënyrën se si unë e kuptoj sot lidershipin. Të jesh numri 1 nuk është një qëllim, është një përgjegjësi.”

Besimi është thelbësor, sepse televizorët qëndrojnë me familjet për vite me radhë, shpesh më gjatë se çdo ekran tjetër në shtëpi. Kjo jetëgjatësi kërkon besueshmëri, qëndrueshmëri dhe kujdes të vazhdueshëm edhe shumë kohë pas blerjes. Samsung e reflekton këtë përmes qasjes së tij, me testime rigoroze, mbështetje afatgjatë për softuerin dhe inovacione të dizajnuara për të përmbushur nevojat reale të njerëzve.

Një shembull i qartë është përmirësimi i cilësisë përmes inteligjencës artificiale. Siç shpjegon Shinwoo, “kjo nuk është një garë për rezolucion më të lartë, por rikthimi i kujtimeve të çmuara, videove familjare, filmave të vjetër dhe mundësimi që njerëzit t’i përjetojnë ato me një qartësi të re.”

Përgjatë brezave, skenat përsëriten: familjet brohorasin gjatë ngjarjeve të mëdha sportive, miqtë mblidhen për mbrëmje filmash, ndërsa lojtarët përkulen në heshtje drejt ekranit. Në një botë që po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga ekranet personale, televizori mbetet një nga pajisjet e rralla që ende i bashkon njerëzit.

Ai i përshkruan televizorët Samsung si një “vatër digjitale”, një vend modern takimi që i rikthen njerëzit në hapësira dhe momente të përbashkëta.

Ndërsa Samsung reflekton mbi dy dekada në krye të industrisë globale të televizorëve, fokusi i tij mbetet i drejtuar fort nga e ardhmja. Pas 20 vitesh, kureshtja e tij nuk është zbehur, përkundrazi, është bërë edhe më e mprehtë.

“Kapitali tjetër ka të bëjë me mënyrën se si ta bëjmë teknologjinë edhe më intuitive, më të pranishme dhe më njerëzore,” thotë ai.

Televizori e ka origjinën nga fjalët “tele” dhe “vision”të shohësh nga larg. Dëshira e tij është që televizorët Samsung të mbahen mend për diçka edhe më shumë.

Tele. Vizion. Kudo.

Gjithmonë aty. Gjithmonë në zhvillim. Gjithmonë pjesë e momenteve që kanë vërtet rëndësi.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Apple po teston printimin 3D të iPhone-ve dhe Apple Watch
Tjetra Ky smartphone është zgjidhja ideale për kamping

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Një sensor në maskën tuaj mund të ndjejë rrahjet e zemrës

16 Janar, 2022
Tech

Ju mund të blini një qen të ri robotik që lëshon zjarr nga një distancë prej mbi 9 metra

27 Prill, 2024
Tech

Apple mund të jetë duke punuar për një palë syze VR

21 Janar, 2021
Tech

Apple patenton kasën e re të AirPods të cilat kanë një ekran të integruar

7 Prill, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?