Apple dhe Meta mund të mos jenë miqtë më të mirë për momentin, mirëpo para disa vitesh ato ishin në diskutime se si mund të bënin akoma më tepër para nga prezenca e aplikacioneve në App Store.
Apple mendonte se meritonte një përqindje të fitimeve të Facebook nga reklamat që shfaqeshin. Reklamat specifike që po diskutoheshin ishin postimet e bëra “boost”, të cilat i lejojnë njerëzit të paguajnë për të rekalmuar akoma më tepër postimet e tyre. Sipas Apple postimet e bëra “boost” janë blerje brenda aplikacionit, dhe kjo gjë duhet ta detyronte Facebook të paguante një pjesë të fitimeve drejt Apple. Mirëpo nga ana tjetër Facebook pretendon se këto janë thjeshtë reklama, nga të cilat Apple nuk ka të drejtë të përfitojë. Meta fitoi për momentin.
Apple dhe Meta biseduan gjithashtu për një shrëbim të ri nga Facebook i cili do të eleminonte reklamat nga rrjetet sociale. Kjo ishte një tjetër mënyrë nga e cila Apple do të përfitonte pjesën e saj. Mirëpo gjatë kohëve të fundit ne pamë se si Apple ishte shumë e vendosur për të ruajtur privatësinë e përdoruesve, dhe prezantoi shërbimin Ask App not to Track, e cila i shkaktoi Meta një humbje më të madhe se $10 miliardë në fitimet nga reklamimet.