Amazon ka prezantuar ditën e mërkurë një pajisje të re e cila arrin të monitorojë gjumin e njerëzve, së bashku me disa përmirësime në linjën e pajisjeve të kontrolluara me zë dhe e-readers.
Kompania tregoi se monitoruesi i gjumit, i njohur si Halo Rise, do të kushtojë $139, dhe do të jetë në gjendje të masë temperaturën e dhomës, lagështinë dhe nivelin e dritës, së bashku me të dhënat e frymëmarrjes të personit më afër pajisjes ndërkohë që ai flen gjumë. Qëllimi i kompanisë është që t’i ofrojë përdoruesve disa informacione më të detajuara rreth arsyeve se përse ato nuk ndihen të qetësuar pasi zgjohen në mëngjes.
Njësoj si Apple dhe Google, Amazon ka investuar në teknologjinë që monitoron shëndetin e përdoruesve, megjithatë disa herë është kritikuar nga persona të ndryshëm për grumbullimin e informacioneve sensitive, si përshembull përqindjen e yndyrnave në trup përmes wristband të quajtur Halo.
Amazon tha se privatësia është një ndër themelet e punës së saj. Halo Rise do të enkriptojë të gjitha të dhënat e grumbulluara, dhe nuk ka asnjë kamera apo mikrofon të ndërtuar në të. Amazon po eksploron monitorimin e shëndetit në mënyra të ndryshme, duke lajmëruar në qershor të këtij viti se do të blejë kompaninë e kujdesit të parë One Medical për $3.5 miliardë.