Sipas raportimeve të reja që po qarkullojnë në internet, OnePlus mund të lëvizë në datën e prezantimit të OnePlus 13 në fillim të tetorit, shumë më herët se pritej.
Zakonisht smartphone-t e rinj flagship të OnePlus lançoheshin në muajt e parë të çdo viti të ri, por kjo datë është zhvendosur vazhdimisht duke u afruar gjithnjë e më tepër. OnePlus 12, për shembull, bëri debutimin e tij në Kinë në dhjetor 2023 përpara se të dilte në tregun global në janar.
Por këtë vit ndryshimi në datën e prezantimit mund të jetë akoma dhe më i madh. Digital Chat Station pretendon se OnePlus po planifikon të lançojë OnePlus 13 në Kinë në tetor 2024, në javën e fundit të këtij muaji. Kjo mund të përputhet me planet e Qualcomm për të lançuar Snapdragon 8 Gen 4 në tetor, pasi smartphone-t flagship të OnePlus janë shpesh nga të parët që debutojnë me çipin e ri të Qualcomm.
Megjithatë lançimi në muajin tetor bëhet fjalë për tregun kinez, dhe nuk dihet ende se kur mund të vijë një lançim në tregun global. OnePlus 13 thuhet se do të vijë me një bateri masive 6,000 mAh, një sensor me ultratinguj të gjurmëve të gishtërinjve, një dizajn të ri dhe disa përmirësime të kamerës siç theksojnë raportimet.