Raportimet e fundit të Mark Gurman tregojnë se Apple po planifikon të shkurtojë komandën zanore të aktivizimit “Hey Siri” të asistentit virtual në iPhone, në thjesht “Siri”. Megjithatë ky ndryshim pritet të vijë gjatë fundit të vitit të ardhshëm ose gjatë 2024.
Gurman tregon se gjatë muajve të fundit Apple “po stërvit” Siri që t’i përgjigjet thirrjes “Siri” në vend të “Hey Siri”. Dhe pse kjo gjë mund të duket si një ndryshim shumë i vogël, kërkon një trajnim të konsiderueshëm AI dhe punë inxhinierike, pasi asistenti dixhital duket të kuptojë këtë fjalë të vetme aktivizimi dhe të bëjë dallimin e saj në dialekte të ndryshme.
Ky plan duket se është hartuar nga Apple për të qenë në të njejtin hap me Alexa, e cila është në gjendje t’i përgjigjet komandës “Alexa” në vend të “Hey Alexa”. Dhe Microsoft ndryshoi aktivizimin e Cortana thjesht në “Cortana“para se të ndalonte këtë projekt. Ky ndryshim do ta vendoste Sirin në avantazh ndaj Google, e cila kërkon komandën “Hey Google” apo “Ok Google” për t’u aktivizuar.
Gjithashtu Apple po punon për të integruar Siri më thellë në shërbimet dhe aplikacionet e palëve të treta, duke përmirësuar aftësintë e asistentit dixhital për të kuptuar dhe proçesuar komandat e përdoruesit.
Në të ardhmen do të jetë e mundur që Siri të aktivizohet shumë herë aksidentalisht, pasi ky ndryshim të kryhet.