Google po shton mbështetjen për shërbimin e saj “School Time“ në më shumë pajisje. Ky shërbim u lejon prindërve të kufizojnë funksionalitetet në pajisjet e fëmijës gjatë orëve të përcaktuara.
Kjo mund të jetë koha kur ata janë në klasa ose për çdo periudhë kur një i rritur dëshiron të kufizojë kohën para ekranit. Prindërit do të mund të përdorin aplikacionin e kontrollit prindëror të Family Link për të caktuar orarin e shkollës në telefonat, tabletët Android dhe orët Samsung Galaxy të cilat përdoren nga fëmijët e tyre.

Megjithatë, Google nuk ka ndarë ndonjë specifikë të mëtejshme se cilat pajisje në ato kategori do ta marrin këtë përditësim. Ky shërbim u lançua fillimisht në orët inteligjente Fitbit Ace LTE në maj.
School Time është krijuar për të ndihmuar në kufizimin e shpërqendrimeve të një pajisjeje celulare për një përdorues të ri. Kur aktivizohet, shfaq një faqe kryesore të dedikuar me njoftime të kufizuara.
:no_upscale():format(webp)/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/25555667/school_time_expansion.gif)
Prindërit mund të zgjedhin se cilat aplikacione mbeten të disponueshme dhe mund të lejojnë dërgimin e mesazheve dhe telefonatave vetëm nga individë të caktuar. Kjo inkurajon fokusin kur është e nevojshme, duke lejuar ende kontaktin urgjent nëse është e nevojshme. Family Link, portali i Google për prindërit për të menaxhuar aktivitetin celular të fëmijëve të tyre, mori një ridizenjim në vitin 2022.
Po unë që përdor produktet e Apple si ta aktivizoj një shërbim të tillë?
Edhe ju mund ta aktivizoni një shërbim të ngjashëm, nëpërmjet shërbimit Schooltime që Apple ofron në Apple Watch.