Samsung ka prezantuar pajisjen e parë nga seria Galaxy M me një kamera 108MP: Galaxy M53 5G. Ky smartphone është mid-range i dytë nga kompania i cili ka të integruar një kamera 108MP.
Dhe pse pajisja quhet M53, ajo është më tepër e ngjashme me Galaxy A73 se me Galaxy A53. Ekrani Super AMOLED i M53 vjen me madhësi 6.7”, rezolucion Full HD+ dhe refresh rate 120Hz. Në qendër të ekranit përmes një hole punch përfshihet kamera selfie me rezolucion 32MP. Në pjesën e pasme gjendet kamera kryesore 108MP, e cila shoqërohet nga një kamera ultrawide 8MP, macro 2MP dhe një depth sensor 2MP.
Galaxy M53 është gjithashtu pajisja e parë mid-range e Samsung që përdor një proçesor MediaTek DImensity 900, i ngjashëm me Exynos 1280 dhe Snapdragon 765G për sa i përket fuqisë. Smartphone-i vjen me 6GB RAM dhe 128GB internal storage, së bashku me një hapësirë për microSD card. Bateria do të ketë kapacitet 5,000mAh, dhe do të mund të karikohet me 25W fast charging.
Nga kutia pajisja do të vijë me One UI 4.1 të bazuar në Android 12, dhe mund të përfitojë të paktën 2 update madhore nga Samsung. Ngjyrat në të cilat do të vijë M53 do të jenë: Blue, Brown dhe Green.