Nëse ju keni lexuar raportime të ndryshme gjatë kohëve të fundit rreth serisë më të re të iPhone-ve, mund të mendoni se iPhone 15 Pro Max do të vinte me një sensor të ri në kameran kryesore të bazuar në atë Sony IMX903 1”.
Megjithatë, leaker-i @Tech_Reve ka bërë një postim të ri në Twitter ku hedh poshtë këto raportime, duke thënë se iPhone 15 Pro Max do të përdorë të njejtin sensor IMX803 48MP që përdoret në iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max.
iPhone 15 Pro Max
M12 Panel(Same as 14PM)
imx803(Same as 14PM)
3nm A17 Bionic
LPDDR5 8GB
?— Revegnus (@Tech_Reve) May 27, 2023
Ne mezi po prisnim të shikonim një sensor 1 inç në iPhone-t e rinj, por me sa duket së bashku me kameran kryesore iPhone 15 Pro Max do t’i marrë dhe teknologjinë e ekranit versionit paraardhës, dhe pse përmasat do të jenë pak më ndryshe. Pritet që 15 Pro Max të jetë pak më i shkurtër, 159.8mm, në krahasim me 160.7mm të 14 Pro Max si dhe më i ngushtë, 76.7mm në vend të 77.6mm.
Megjithatë mund të ketë dhe risi në ishullin kamerave në iPhone, pasi diskutohet se Apple mund të përfshijë një lente periscope që do të ofrojë zmadhim optik deri në 6 herë.
Pothuajse i konfirmuar është lajmi se iPhone 15 Pro Max si dhe smartphone-t e tjerë në këtë seri do të përdorin portën USB-C. Proçesori i ri A17 Bionic do të prodhohet me teknologjinë e re 3nm, dhe do të shoqërohet nga 8GB LPDDR5 RAM.