Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Njihuni me serinë më të re të iPhone 17
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Njihuni me serinë më të re të iPhone 17
Mobile

Njihuni me serinë më të re të iPhone 17

Last updated: 9 Shtator, 2025 9:01 pm
Ndaj
4 Min lexim

Me një event që mbajti vërtet premtimin e titullit “Awe-Dropping”, Apple prezantoi zyrtarisht linjën e re të iPhone 17, duke shënuar një nga ndryshimet më të mëdha dizajnuese dhe teknologjike në vitet e fundit. Eventi, i mbajtur në Steve Jobs Theater në zemër të Apple Park, solli katër modele të reja – iPhone 17, iPhone 17 Air, iPhone 17 Pro dhe Pro Max – dhe një vizion të qartë për të ardhmen e smartfonëve.

Contents
  • iPhone 17 Air
  • iPhone 17
  • iPhone 17 Pro dhe Pro Max

iPhone 17 Air

Apple ka prezantuar iPhone-in më të hollë ndonjëherë – iPhone Air, vetëm 5.6 mm trashësi. Pajisja ka një ekran 6.5” ProMotion me rifreskim deri në 120Hz dhe ndriçim maksimal prej 3,000 nits. Me strukturë titani dhe mbulesë Ceramic Shield, ky është dizajni më rezistent i Apple deri më sot.

iPhone Air përmban çipin A19 Pro, modemin e ri C1x (dy herë më i shpejtë se paraardhësi) dhe çipin N1, që sjell mbështetje për Wi-Fi 7, Bluetooth 6 dhe Thread. Megjithë trupin ultra-të hollë, ofron deri në 40 orë video playbackdhe përdor vetëm eSIM për të kursyer hapësirë.

Kamera e pasme është 48 MP me dy lente, ndërsa selfie kamera mbështet Center Stage. iPhone Air shënon fillimin e një plani 3-vjeçar për ridizajnimin e linjës iPhone. Pajisja vjen me iOS 26 dhe dizajnin e ri vizual Liquid Glass. Çmimet nisin nga 1239€.

iPhone 17

iPhone 17 vjen me standardin e ri, një ekran më të madh prej 6.3” dhe rifreskim ProMotion 120Hz. Dizajni mbetet thuajse i pandryshuar nga iPhone 16, por sjell ngjyra të reja. Pika kryesore janë përmirësimet në kamera: një sistem “dual fusion” 48 MP, që bashkon funksionin e kamerës kryesore dhe asaj telefoto në një lente të vetme, si dhe një kamerë ultragjerë 48 MP, 4 herë më e detajuar se më parë.

Kamera e përparme vjen me rezolucion 12 MP dhe teknologjinë Center Stage, duke lejuar shkrepjen e selfie cilësore në modin horizontal, pa rrotulluar telefonin.

iPhone 17 pason suksesin e iPhone 16, i cili solli Action Button, butonin Camera Control dhe një kthim në vendosjen vertikale të kamerave. Megjithëse AI-ja ishte e theksuar, shumë veçori nuk u lançuan, por kjo nuk ndikoi në shitje. Çmimet nisin nga 979€.

iPhone 17 Pro dhe Pro Max

iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max sjellin ndryshime të rëndësishme në dizajn dhe performancë. Të dy modelet vijnë me trup prej alumini dhe mbrojtje të përparme dhe të pasme me Ceramic Shield. Pjesa e përparme tani përdor Ceramic Shield 2, me rezistencë ndaj gërvishtjeve trefish më të lartë, ndërsa pjesa e pasme është katër herë më rezistente ndaj çarjeve.

iPhone 17 Pro ka ekran 6.3 inç, ndërsa Pro Max 6.9 inç, me ndriçim maksimal deri në 3,000 nits dhe kontrast më të mirë në ambiente të ndriçuara. Sistemi i ri i kamerave përfshin tri kamera 48 MP, me zoom optik deri në 8x dhe një kamerë të përparme 18 MP me mbështetje për Center Stage.

Pajisjet përdorin çipin A19 Pro, me performancë deri në 40% më të mirë, ftohje me një dhomë specifike avulli, çip N1 për Wi-Fi 7 dhe Bluetooth 6, si dhe bateri më të madhe. Modelet ofrojnë deri në 39 orë jetëgjatësi video.

Çmimet nisin nga 1339€ (Pro) dhe 1489€ (Pro Max), me memorie bazë 256 GB dhe kapacitet deri në 2 TB. Porositë hapen më 12 shtator, ndërsa shitja nis më 19 shtator. Gjithashtu, iOS 26 do të lëshohet më 15 shtator.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
Tjetra AirPods Pro 3 vijnë me një sensor për monitorimin e rrahjeve të zemrës dhe përkthim në kohë reale

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Nëse S20 Ultra të duket i shtrenjtë, prit të lexosh çmimin e versionit GOLD

6 Mars, 2020
Mobile

Një Youtube-r ka postuar një video unboxing te plotë rreth Galaxy A52 5G

12 Mars, 2021
Mobile

Smartphone-i i ri Nokia nga HMD ka një vend special për karikimin e kufjeve të përfshira

13 Korrik, 2022
Mobile

Galaxy S26 Ultra do të ndryshojë mënyrën e përdorimit të S Pen

27 Qershor, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?