Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Më shumë se gjysma e evropianëve pranojnë se shikojnë në ekranin e telefonit të të panjohurve në publik, ndërsa gati një e katërta e bën këtë nga kurioziteti
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Mobile > Më shumë se gjysma e evropianëve pranojnë se shikojnë në ekranin e telefonit të të panjohurve në publik, ndërsa gati një e katërta e bën këtë nga kurioziteti
Mobile

Më shumë se gjysma e evropianëve pranojnë se shikojnë në ekranin e telefonit të të panjohurve në publik, ndërsa gati një e katërta e bën këtë nga kurioziteti

Last updated: 2 Prill, 2026 11:07 am
Ndaj
6 Min lexim

Ndërsa miliona evropianë përgatiten për fundjavën e Pashkëve, një studim i ri i kompanisë Samsung tregon se hapësirat publike në Europë janë bërë “ekrane të përbashkët”: 56% e njerëzve thonë se aksidentalisht kanë parë telefonin e një personi të panjohur, duke përmendur transportin publik si vendin ku ka më shumë gjasa të vërejnë ekranin e dikujt tjetër (57%). Afërsisht një në katër europianë (24%) pranon se ka parë telefonin e dikujt tjetër nga kurioziteti, duke u ekspozuar ndaj një game të gjerë të dhënash personale, nga fotografitë personale te të dhënat bankare.

Samsung Electronics, në kuadër të prezantimit të smartfonit të ri Galaxy S26 Ultra me Privacy Display të integruar, ka kryer një anketë me 11,000 europianë. Kjo zgjidhje e re harduerike lejon që përmbajtja e ekranit të shihet vetëm përballë ekranit, duke mbrojtur privatësinë nga shikimi nga këndet anësore pa dëmtuar cilësinë e pamjes.

Studimi gjithashtu tregon hendekun mes perceptimit të privatësisë dhe realitetit, ndërsa 48% e të anketuarve mendojnë se përdorimi i telefonit të tyre është privat në vende me shumë njerëz, 52% mendojnë se është e lehtë të shihet ekrani i dikujt tjetër në publik. Megjithëse më shumë se një e katërta (28%) injoron situatën ose largon shikimin (27%), 7% pranojnë se vazhdojnë ta shikojnë fshehurazi.

38% e të anketuarve thonë se kanë shmangur ose shtyrë ndonjë veprim në telefon në publik për shkak se dikush mund ta shihte ekranin e tyre, duke treguar qartë nevojën për një kontroll më të madh mbi dukshmërinë e përmbajtjes digjitale.

Nga mesazhet te paratë: Çfarë mund të ekspozohet

Afërsisht gjysma e të anketuarve (49%) ndjeu se dikush po shikonte ekranin e tyre në publik. Vetëm 21% bien dakord se përdorimi i smartfonit në publik është një aktivitet privat. Përdoruesit mund të jenë tashmë të vetëdijshëm për këtë rrezik, por të dhënat e reja tregojnë se informacionet e dukshme shpesh janë jashtëzakonisht personale.

Një e treta (33%) e europianëve thonë se kanë parë përmbajtje personale në telefonin e një personi të panjohur në publik, ndërsa 27% pranojnë se kanë parë diçka që mendojnë se nuk duhej ta shihnin.

Përmbajtja që shihet më shpesh përfshin:

  • Fotografitë personale ose galeria e fotografive – 38%
  • Fytyra ose zëri i personit gjatë një telefonate me video – 33%
  • Mesazhet personale (p.sh. nga partneri/bashkëshorti) – 29%
  • Njoftimet ose profilet në rrjetet sociale – 27%
  • Blerjet online – 17%
  • Njoftimet ose profilet e aplikacioneve për takime – 12%
  • Gjendja në llogari ose të dhënat e llogarisë – 11%

Situata të tilla zakonisht ndodhin pa qëllim, në rrethana tërësisht të zakonshme ditore. Kjo krijon atë që mund të quhet “publik i rastësishëm”: njerëz që shohin përmbajtjen në ekranin e dikujt tjetër thjesht sepse ajo ndodhet në fushën e tyre të shikimit, pa një arsye të veçantë për të vëzhguar mjedisin. Madje 57% e të anketuarve përmendin transportin publik si vendin më të mundshëm për këtë, pastaj 35% gjatë pritjes në radhë (p.sh. në supermarket, dyqane) dhe 13% në bare, restorante ose kafene.

Fokus gjithnjë e më i madh te mbrojtja e të dhënave personale

Ndërsa njerëzit bëhen më të vetëdijshëm se të tjerët mund të shohin ekranet e tyre në publik, shumë fillojnë të ndryshojnë mënyrën e përdorimit të telefonave.

Ndërsa vetëm 9% e të anketuarve thonë se nuk bëjnë asgjë kur vërejnë se dikush po shikon ekranin e tyre në publik, 42% ndalojnë përdorimin e telefonit. Vetëm 10% do të paralajmëronin drejtpërdrejt personin tjetër.

Për shkak të frikës se një person i panjohur mund të shohë ekranin e tyre, europianët kanë shmangur ose shtyrë veprime të lidhura me shërbimet bankare (62%), vendosjen e fjalëkalimeve (49%) ose leximin e mesazheve private të partnerit (43%).

Këto ndryshime reflektojnë një transformim në mënyrën se si njerëzit e shohin privatësinë, jo vetëm si diçka që kontrollohet përmes cilësimeve të pajisjes, por edhe si diçka që varet nga ambienti rrethues.

Me Privacy Display në modelin Galaxy S26 Ultra, përdoruesit marrin një mjet të ri për të mbrojtur të dhënat e tyre, duke kombinuar këtë me zakone të mençura që ndihmojnë në ruajtjen e privatësisë. Privatësia ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes së Samsung dhe Privacy Display përfaqëson hapin më të fundit në mbrojtjen e informacionit personal në momentet kyçe, me shtatë vjet përditësime sigurie që garantojnë këtë mbrojtje afatgjatë.

Benjamin Braun, drejtor marketingu i Samsung Europe, deklaroi: “Telefoni juaj është një nga gjërat më personale që posedoni; ai përmban fotografitë tuaja, të dhënat bankare, mesazhet dhe shumë më tepër. Përdor transportin publik thuajse çdo ditë dhe gjëja e fundit që dua është që personi pranë meje të shohë çfarë është në ekranin tim. Prandaj kemi integruar Privacy Display në Galaxy S26 Ultra, në mënyrë që ajo që shfaqet në ekranin tuaj të mbetet vetëm për sytë tuaj.”

Studimi përfshiu 11,000 përdorues smartfonësh dhe Samsung, në bashkëpunim me kompaninë Censuswide, intervistoi nga një mijë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Spanjë, Itali, Suedi, Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Holandë dhe Belgjikë.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Ja se si do të funksionojë sistemi EES pas ndryshimeve të reja
Tjetra Apple teston shërbimin e ri të Siri që ekzekuton disa kërkesa njëkohësisht

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Mobile

Honor prezanton smartphone-in e ri me performancë të jashtëzakonshme falë baterisë me kapacitet 10,000mAh

28 Dhjetor, 2025
Mobile

Ky është karikuesi më i shpejtë në botë, mund të karikojë telefonin në vetëm 4.5 minuta

19 Gusht, 2024
Mobile

Geek Room konfirmon: Samsung kalon në S20 dhe publikon dy Galaxy Fold

8 Janar, 2020
Mobile

Apple do të përdorë ekrane OLED në të gjithë iPhone-t e prodhuar nga viti 2025

4 Shtator, 2024

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?