MagSafe është një specifikë e re e prezantuar në iPhone 12, praktikisht pjesa e pasme e tij ka një spirale magnetike tek e cila mund të kapet e të lidhen me smartphonin një sërë aksesorësh të dedikuar. Së fundi përflitet se ajo mund të zëvendësojë edhe karikimin dhe vrimën tradicionale të karikimit. Ama sa herë që në pajisjet e përdorimit të përditshëm shtohen magnetet, ndryshimi vjen edhe me një përkujtesë për përdorimin me kujdes të tyre nga persona me aparate të implementuara në trup si stimuluesit kardiake apo defibrilatorët.
Afrimi i iPhonit apo aksesorëve MagSafe tek këto aparate ndikon negativisht, e nuk përjashton fatalitetet.
Apple së bashku me ekspertë shëndetësorë lajmëruan klientët e vetë që në tetor për rreziqet e mundshme që teknologjia e re sjell.
“Shmangni ndërveprimet e këtyre aparateve, mbajeni iPhone 12-ën tuaj apo aksesorët MagSafe të paktën 15cm larg tyre ose 30cm teksa janë duke u karikuar wireless” thotë Apple.
Së fundmi kompania po rikujton dhe inkurajon përdoruesit që të këshillohen me mjekun e tyre ose edhe prodhuesin e aparateve shëndetësore për më shumë informacion dhe siguri.
Pajisja me më shumë magnete ndikon edhe në shumë mjete të tjera siç janë kartat me çip RFID, të cilat mund të fshihen plotësisht etj, por le të themi që vëmendja dhe shqetësimi më i madh i takon aparateve ndihmëse shëndetësore.