Freedom Mobiles ka krijuar një listë me më tepër se 130 fjalë kyçe për të zbuluar problemet më të kërkuara në internet nga përdoruesit e iPhone. Këto rezultate janë të kategorizuara në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe në rang global në mënyrë që përdoruesit të shikojnë se cilat janë problemet kryesore në varësi të vendndodhjes.
Sipas këtij studimi, problemi më i hasur nga të gjithë përdoruesit e Apple në mbarë botën është “iPhone is disabled connect to iTunes”, i cili kërkohet rreth 42,000 herë nga përdoruesit global në internet. Kjo gjë ndodh zakonisht pasi përdoruesit shkruan 10 herë gabim passcode-in e smartphone-it të tij. Probleme të tjera më të shpeshta për përdoruesit e iPhone janë “harrova passcode-in e iPhone-it” (38,000) “dhe Face ID nuk punon” (32,000).
Është interesante të shikohet se problemet e iPhone-ve në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar janë pothuajse të njejta, siç mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme. Ndër to ju mund të shikoni “Face ID nuk punon”, “iPhone nuk po karikohet” apo “iPhone is disabled connect to iTunes”.
Gjithashtu është vënë re se shumë përdorues të tjerë po hasin probleme në lidhjen e AirPods me iPhone-in e tyre si dhe aktivizimin e CarPlay.