Shërbimet e reja të AI të Samsung janë të dobishme, por ato janë të disponueshme vetëm për pajisje të limituara. Tani, megjithatë, Samsung ka thënë se Galaxy S22 dhe Galaxy S21, ndër pajisjet e tjera, do të marrin shërbimet e AI muajin e ardhshëm.
Në një postim në forum nga Koreja, një punonjës i Samsung ka konfirmuar se One UI 6.1 me shërbimin Galaxy AI do të vijë jo vetëm në serinë Galaxy S22 siç përflitet, por në të gjithë linjën flagship të Samsung për vitin 2022 dhe madje 2021. Kjo gjithashtu përputhet me komentet e Samsung në fillim të kësaj jave, ku tha se “më shumë” pajisje do të merrnin Galaxy AI së shpejti.
Kjo përfshin, veçanërisht, pajisjet e nivelit flagship, kështu që Galaxy S21 FE, Galaxy Tab S8 FE dhe të tjerët nuk do të kualifikoheshin. Shënimi i përkthyer, specifikon se këto pajisje nuk do të marrin të gjitha veçoritë e Galaxy AI. Pajisjet e vitit 2022 do të merrnin “shërbime AI të nivelit Galaxy S23 FE“. Kjo do të thotë se Galaxy S23 FE nuk i mbështet të gjitha veçoritë e Samsung, siç e vumë re më parë, pasi “Instant Slow-Mo” mungon në telefonin budget.
Lista e smartphone-ve që do të përfitojnë nga shërbimet AI të ngjashme me ato në Galaxy S23 FE pritet të jenë:
- Galaxy S22
- Galaxy S22+
- Galaxy S22 Ultra
- Galaxy Z Fold 4
- Galaxy Z Flip 4
- Galaxy Tab S8
- Galaxy Tab S8+
- Galaxy Tab S8 Ultra
Samsung gjithashtu shtoi se shërbimet AI të limituara do të vijnë dhe në pajisjet e vitit 2021, por me shumë mundësi bëhet fjalë vetëm për shërbimet Circle to Search dhe Magic Rewrite. Këto shërbime pritet të vijnë në:
- Galaxy S21
- Galaxy S21+
- Galaxy S21 Ultra
- Galaxy Z Fold 3
- Galaxy Z Flip 3