Apple ka vendosur të heqë dorë nga ekranet LCD në iPhone, pasi duke filluar nga viti 2025 në telefonët inteligjentë do të përdoren vetëm ekranet OLED (organic light-emitting diode). Kjo gjë u bë e ditur nga një raportim i bërë ditën e martë nga gazeta japoneze Nikkei.
Prodhuesit e televizorëve dhe smartfonëve po përdorin ekranet OLED mbi LCD pasi këto ekrane arrijnë të shfaqin ngjyra më të gjalla dhe kontrast më të mprehtë, ideale për video me definicion të lartë. Ky ndryshim i planifikuar do të përjashtojë Sharp Corp, ndërkohë që do të ofrojë një mundësi të re për Japan Display, siç raporton Nikkei.
Apple ka filluar të bëjë porosi për ekranet OLED për modelin e ardhshëm iPhone SE nga BOE Technology e Kinës dhe LG Display e Koresë së Jugut. Sharp dhe Japan Display së bashku prodhonin 70% të ekraneve të iPhone rreth një dekadë më parë, por kishin furnizuar me ekrane LCD vetëm për iPhone SE kohët e fundit dhe nuk prodhojnë në masë ekrane OLED për telefonat inteligjentë.
Apple përdori për herë të parë panelet OLED në iPhone X, të prezantuar në vitin 2017, dhe që atëherë ka kaluar në OLED për modelet premium të iPhone. Kompania solli ekranet OLED në modelet e gjeneratës së fundit iPad Pro të lançuara në maj.