Instagram Stories, një nga shërbimet më të përdorura të aplikacionit Instagram sot, po merr një veçori të re të madhe: komentet. Inovacioni më i ri në Instagram paraqet një ndryshim të dukshëm në mënyrën se si mund të ndërveproni me historitë e miqve tuaj.
Më parë përdoruesit kishin mundësinë të reagonin ndaj Stories të miqve me emoji, por nuk kishte asnjë mënyrë për të komentuar publikisht. Tani, komentet po shpërndahen drejt të gjithë përdoruesve. Megjithatë krijuesit kanë menduar dhe për të kufizuar komentet jo të përshtatshme.
Dy do të jenë kufizimet kryesore për mënyrën se si do të funksionojnë komentet, për ta bërë seksionin e komenteve të Stories sa më të shëndetshme.
- Komentet në Stories do të jenë të dukshme vetëm për njerëzit që ju ndjekin.
- Nga ana tjetër, personat që mund të komentojnë do të jenë vetëm ata që ju i ndiqni.
Këto dy ndryshime të fokusuara në privatësi duhet të shërbejnë për të eliminuar komentet e papërshtatshme në Stories të Instagram. Ashtu si vetë Stories, komentet do të zhduken pas 24 orësh. Nëse preferoni t’i çaktivizoni ato, mund ta bëni këtë në cdo stories që ndani me miqtë.
Po ju a do ta përdorni këtë shërbim sapo të fitoni akses në të?