Sony ka disa plane ambicioze për gjeneratën e re të pajisjeve të realitetit virtual, pasi ka si qëllim të prodhojë 2 milionë njësi PSVR 2 deri në mars të vitit të ardhshëm.
Prodhimi në masë i kësaj pajisjeje nisi gjatë këtij muaji sipas raportimeve të Bloomberg dhe deri më tani nuk është përballur me asnjë problem. Përderisa PS5 vazhdon të shitet dhe kërkesa është shumë e lartë për këtë pajisje, Sony planifikon gjithashu që të prodhojë akoma më tepër konsola në vitin 2023.
Të gjitha raportimet tregojnë se PSVR 2 do të vijë në treg gjatë vitit 2023, mirëpo Sony po përpiqet të sigurohet se në treg do të ketë shumë lojra në VR para se të prezantojë pajisjen. Ky hardware do të punojë vetëm në PS5 dhe nuk do të jetë i përshtatshëm për lojrat e mëparshme që aksesoheshin përmes PSVR origjinal.
Është mësuar që brenda PSVR 2 kemi specifika mjaft të mira: një sistem dridhje shumë i mirë, adaptive triggers, ndjekje të lëvizjes së syze dhe audio 3D.
“Mbetet për t’u parë nëse PSVR 2 do të tërheqë interesin e gjërë të përdoruesve, mirëpo unë jam i bindur se kjo pajisje do të na sjellë një hap më pranë arritjes së potencialit të plotë,” tha Tamoor Hussain në një previeë për GameSpot.