Final Fantasy është një ndër lojrat me më shumë versione të prodhuara ndonjëherë, mirëpo me prezantimin e Final Fantasy XVI, Square Enix duket se do të bëjë disa ndryshime në titullin e lojës.
Në një intervistë për GQ UK, producenti i Final Fantasy Naoki Yoshida u pyet nëse e kishte konsideruar ndonjëherë heqjen e numrave nga titulli i video-lojrave që mund të prezantohen në të ardhmen.
“Në fakt kjo është një temë që e kam biseduar me drejtuesit e lartë.” u përgjig Yoshida. “Ndoshta ka ardhur koha që ne të heqim numrat nga titulli. Përshembull, ne kemi Final Fantasy 14. Një gamer i ri që nuk ka dëgjuar më parë për Final Fantasy thotë me veten, përse duhet të luaj unë Final Fantasy 14 kur është publikuar versioni 16. Përse nuk mund ta quajmë thjesht Final Fantasy Online, dhe kështu do të jetë më e thjeshtë për t’u kuptuar.” shtoi ai.
“Nëse Final Fantasy 17 apo 18 do të ketë numra në titull apo jo, do të jetë një vendim i krijuesve të lojës dhe personave që merren me marketingun, pra është problemi i tyre jo i joni.”
Yoshida përmendi gjithashtu se ka dh shumë gamers që i shikojnë këto lojra të Final Fantasy si një libër komik, dhe kanë dëshirën që të lexojnë që nga versioni i parë e deri në versionet më të reja. Në të dyja rastet (të heqjes apo jo të numrave në titull) do të jetë një vendim shumë i vështirë për ekipin e marketingut.
Final Fantasy XVI do të lançohet në datën 22 qershor për PlayStation 5.