Siç ndodh rëndom me lojrat e fuqishme me kalimin e kohës sa vjen e bëhen më të mëdha. 2GB hapësirë e lirë duhet për versionin e zakonshëm të PUBG Mobile, përmasë e cila penalizon këdo me jo shumë memorie në dispozicion e me smartphone inferior, sidomos për Androidët.
Për këta të fundit ka menduar kompania e cila e ka ulur përmasën totale të lojës në 610MB. Ai do të vijë në formën e një përditësimi gjatë këtij muaji, shoqëruar me eksperiencë më të mirë loje. Në blogun shkruhet se mund të shkarkosh paketën 332MB për grafika më të mira ose 592MB për efekte vizuale të përmirësuara. Në varësi të aparatit tënd bëj zgjedhjen.
Fatkeqsisht ky zvogëlim nuk do të vijë për iOS, e cila vazhdon të mbetet 1.63GB.