Inxhinierët e Google kanë hakuar PlayStation Portal për të bërë të mundur luajtjen e lojërave të PSP. Andy Nguyen, i cili punon në Google për kërkimin e cenueshmërisë së cloud, dhe Calle Svensson, një inxhiniere sigurie në Google, publikoi në X një PlayStation Portal që ekzekuton lojën PSP Grand Theft Auto: Liberty City Stories.
Sony prezantoi PlayStation Portal si një pajisje që lidhet me PlayStation 5 dhe ekzekuton vetëm lojrat e PS5. Zyrtarisht, nuk është e mundur të luhen lojëra të bazuara vetëm në PlayStation Portal, pasi duhet të keni bashkë me të dhe një PS5. Por Nguyen hakeroi këtë pajisje për të ekzekutuar emulatorin PPSSPP pa patur nevojën për një lidhje Wi-Fi me PS5.
Në një postim të mëvonshëm, Nguyen tha se hakimi është “i gjithi i bazuar në softuer“, që do të thotë se nuk kërkohet shfrytëzimi i një hardueri të veçantë. Për fat të keq Nguyen tha se grupi nuk ka ndërmend t’i bëjë publike këto modifikime të softuerit atë në “të ardhmen e afërt”. “Ka shumë më tepër punë për të bërë,” shtoi Nguyen.
Megjithatë, ai publikoi disa video që demonstrojnë se si mund të luhet loja GTA në këtë pajisje. Versioni i fundit i PSP u publikua në vitin 2011 nga Sony me emrin PlayStation Vita, dhe që nga ajo kohë nuk ka patur një gjeneratë të ardhshme të PSP.