Nëse mendon se yjet e Hollywood janë thjesht disa aktorë që shkojnë nga audicioni në audicion për të kapur ca role, na lejo të të iluminojmë naivitetin. Është krejt e zakonshme që një superstar të nisë si zbatues i thjeshtë e më pas të bëhet producent i projekteve të veta. Shembulli më i mirë është Vin Diesel, ylli i Fast & Furious është njëkohësisht edhe producent i sagës së filmave.
Por teksa aventura e tij e re duket se janë video-lojrat, kujtojmë se Diesel luan rolin e Santiagos në Ark 2 dhe Ark: The Animated Series, aktori ka shpallur se do të jetë edhe President i Konvergjencës Artistike të Studio Wilcard.
Shefi i kompanisë zhvilluese të lojës e ka mirëpritur antarësimin e tij, duke shtuar se: “ai ka luajtur 1000 orë Ark: Survival Evolved çka e bën atë ta njohë në detaje lojën“
Duhet të themi edhe se për Vin Diesel bota e video-lojrave nuk është aspak e panjohur, në 2002 ai themeloi Tigon Studios e cila kontriboi në zhvillimin e Escape from Butcher Bay, Wheelman, dhe Fast & Furious Crossroads.