Santa Monica Studio ka premtuar të sjellë edhe një tjetër seri të suksesit më të madh të 2018: God of War. Nuk ka ndonjë datë të saktë ende por përflitet në komunitet se do të vijë gjysmën e parë të 2021. Me shumë mundësi do të quhet Ragnarok dhe do të vazhdojë historinë e Kratos dhe të birit Atreius në gjahun e tyre mes perëndive nordike.
Një detaj shumë i rëndësishëm që duhet sqaruar mes fansave ka të bëjë edhe me platformën mbështetëse, a do të jetë edicioni i ri i lojës i disponueshëm edhe për PlayStation 4 apo vetëm për PS5. Në lidhje me këtë një rreze shprese shfaqet në horizont teksa një ish-zhvillues i lojës është shprehur se God of War i radhës do të jetë cross-gen.
David Jaffe i cili ka qenë ndër zhvilluesi e titullit origjinal për PS2 ka folur me siguri për këtë. Edhe pse padyshim jo më pjesë e tavolinës së diskutimit të kompanisë besojmë se dy gjëra më shumë duhet t’i dijë. Ai thotë: “Jam shumë i sigurt se God of War i radhës do të jetë PS4, PS5. Sigurisht që do të jetë.”
Seems like #GodOfWarRagnarok will be cross-gen title after all!
“I’m sure the next #GodofWar will be #PS4,#PS5. Of course it will” david jaffe says.
W or L?? pic.twitter.com/UJSsLRIWCu
— Joe Miller (@JoeMiller101) January 6, 2021
Sony ka thënë që do të vazhdojë të mbështesë PS4 por fakti që Ratchet and Clank: Rift Apart doli vetëm për PlayStation 5, frikëson këdo që ka zgjedhur të qëndrojë edhe për ca kohë tek platforma e gjeneratës së parafundit. Kësaj frike i shtohet edhe fakti që Sony ka ndaluar prodhimin e PS4 Pro dhe PS4 për të arritur kërkesën e madhe për gjeneratën e re, e nuk dihet nëse ky ndalim do të jetë i përkohshëm apo përfundimtar.
God of War: Ragnarok duhet të duket magjik në një konsole të re të fuqishme si PS5 por do ishte mëkat i madh nëse do të përjashtohej një kontigjent i konsiderueshmë fansash të cilët për arsye nga më të ndryshmet do të mbeten në PS4.