Kjo ishte një gjë që pritej të ndodhte prej kohësh: një kompani ka ngritur një padi në gjykatën federale kundër X Corp të Elon Musk lidhur me riemërtimin e saj nga Twitter.
Kompania në fjalë është X Social Media LLC, një agjenci reklamash nga Florida që pretendon se X Corp. është fajtore pasi ka shkelur ligjet e Florida përmes “konkurrencës së pandershme dhe mosrespektimit të markës tregtare dhe markës së shërbimit“.
X Social Media (XSM) shkruan në ankesë se ka përdorur markën e saj të regjistruar tregtare, “X SOCIALMEDIA“, vazhdimisht që nga viti 2016. XSM pretendon se “tashmë ka pësuar humbje në të ardhura që lidhen me riemërimin e X Corp. dhe përdorimin e markës ‘X’.”
Nuk është ende e qartë se sa i fortë do të jetë në fund rasti i X Social Media. Megjithatë ekspertë të drejtësisë tregojnë se për shkak të përdorimit të gjërë të shkronjës X në treg mund të jetë i vështirë gjykimi i rastit, dhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte në dëm të XSM.