Super Bowl i këtij viti ishte finalja e parë e fuqizuar tërësisht nga energjia e rinovueshme, falë marrëveshjes që stadiumi pritës arriti me një fermë me panele diellore, siç tregohet nga raportime të ndryshme.
Më shumë se 621,000 panele diellore të gjetura në një zonë të shkretëtirës së Nevadës ndihmuan në fuqizimin me energji elektrike të Stadiumit Allegiant, shtëpia e Las Vegas Raiders dhe organizatori i Super Bowl LVIII. Sipas faqes së internetit të stadiumit, ai është fuqizuar 100% “nga energjia e rinovueshme me burim nga Nevada“.

Sipas CBS News, përfaqësuesit e Allegiant Stadium arritën një marrëveshje 25-vjeçare me NV Energy për të blerë energji nga instalimi i tij i ri diellor. Doug Cannon, CEO i NV Energy, tha se instalimi i paneleve diellore prodhon mjaftueshëm energji për të fuqizuar 60,000 shtëpi. Për një ngjarje si Super Bowl, panelet diellore duhet të prodhojnë 10 megavat, e cila është e mjaftueshme për të fuqizuar 46,000 shtëpi.

Stadiumi ka ndërmarrë dhe iniciativa të tjera për të qenë sa më miqësor me mjedisin. “Qëndrueshmëria ishte në krye të procesit të ndërtimit të Stadiumit Allegiant”, thuhet në faqen e internetit të stadiumit. Sipas faqes së internetit, çatia e saj, e cila është bërë nga etilen tetrafluoroetileni, ose ETFE, një material plastik i riciklueshëm që ofron përshtatshmëri klimatike, izolimi, vetëpastrim dhe jetëgjatësi të gjatë, është një nga karakteristikat e tij më efikase në energji.
Stafi i stadiumit kujdeset gjithashtu për mbetjet ushqimore në mënyrë që ato të mos përfundojnë në landfille. Në website tregohet se mesatarisht janë mbledhur 5,500 kg mbetje ushqimore pas çdo eventi, të cilat më pas dhurohen në fermat lokale dhe përdoren për të ushqyer kafshët.