Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Si do të funksionojë Botërori i Klubeve?
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Si do të funksionojë Botërori i Klubeve?
Entertainment

Si do të funksionojë Botërori i Klubeve?

Last updated: 1 Qershor, 2025 5:32 pm
Ndaj
4 Min lexim

Botërori për Klube i FIFA-s, i zgjeruar në format të ri, do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara nga 15 qershori – 13 korrik 2025 dhe do të transmetohet live ekskluzivisht në DigitAlb. Ndryshe nga formati i mëparshëm që mbahej çdo vit me vetëm 7 ekipe, tani do të marrin pjesë 32 ekipe dhe turneu do të organizohet çdo 4 vjet.

Contents
  • Kualifikimi dhe Ekipet Pjesëmarrëse
  • Shorti dhe Formati i Garës
  • Shpërblimet financiare
  • Qytetet dhe stadiumet pritëse
  • Polemikat

Kualifikimi dhe Ekipet Pjesëmarrëse

Skuadrat pjesëmarrëse janë përzgjedhur sipas performancave të tyre në garat kontinentale gjatë katër sezoneve të fundit. UEFA përfaqësohet me 12 klube – numri më i madh mes konfederatave. Vetëm 2 klube për shtet mund të marrin pjesë. Nga Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut e Qendrore janë përzgjedhur nga 4 klube për secilën zonë, Amerika e Jugut përfaqësohet me 6 ekipe, ndërsa Oqeania me 1. Një vend i është dhënë Inter Miami nga SHBA, si fitues të “Supporters’ Shield” në MLS, vendim që shumë e shohin si përpjekje për të përfshirë Lionel Messin në turne.

Lionel Messi

Shorti dhe Formati i Garës

Turneu ndahet në 8 grupe me nga 4 skuadra. Çdo ekip do të luajë një herë me secilin rival të grupit. 2 të parët e çdo grupi kalojnë në fazën me eliminim direkt. Nuk do të ketë ndeshje për vendin e tretë. Finalja zhvillohet më 13 korrik në New Jersey. Në ndeshjen e fundit kualifikuese të zhvilluar mes LAFC dhe Club America, LAFC triumfoi me rezultatin 2-1 duke siguruar kështu një vend në Botërorin e Klubeve në grupin D. Më poshtë do të shikoni ndarjen në grupe të ekipeve pjesëmarrëse.

Shpërblimet financiare

FIFA ka vendosur një fond shpërblimesh prej 905 milionë euro. Fituesi mund të marrë deri në 113 milionë euro. Fitoret në fazën e grupeve sjellin 1.76 milionë euro, barazimet 936 mijë euro. Faza me eliminim ofron më shumë: 6.8 milionë në 1/16, 11.8 milionë në çerekfinale, 19 milionë në gjysmëfinale, 27.2 milionë për finalistin dhe 35 milionë për fituesin. Klubet evropiane do të përfitojnë më shumë se ato nga kontinentet e tjera – deri në 35 milionë euro për ekipet më të vlerësuara.

Anthony Ledru (Tiffany & Co. CEO) dhe Gianni Infantino (President i FIFA)

Qytetet dhe stadiumet pritëse

Ndeshjet do të zhvillohen në 12 stadiume në SHBA, përfshirë Hard Rock Stadium në Miami dhe Rose Bowl në Los Angeles. Ndeshja hapëse do të luhet në Miami dhe finalja në MetLife Stadium, New Jersey. Turneu do të shërbejë si një provë përpara Kupës së Botës 2026, që do të organizohet nga SHBA, Kanada dhe Meksika.

MetLife Stadium

Polemikat

FIFA është kritikuar nga sindikata e lojtarëve Fifpro dhe nga ligat elitare evropiane për mbingarkesën në kalendar dhe rrezikun për shëndetin e lojtarëve. Vetëm 5 javë ndajnë finalen e këtij turneu me nisjen e Premier League më 16 gusht.

Një tjetër shqetësim është se Kupa e Botës për Klube do të mbivendoset pjesërisht me Euro 2025 për femra (2-27 korrik). Disa janë të shqetësuar se kjo mund të ndikojë në vëmendjen që merr turneu i femrave. Megjithatë, oraret e zhvillimit të ndeshjeve në dy kompeticionet do të jenë të ndryshme për shkak të zonave kohore të ndryshme.

Mos humb Botërorin e Klubeve nga 15 qershori në 13 korrik 2025, ekskluzivisht në DigitAlb

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Qershori në DigitAlb & SuperSport: Nga “zjarri” i kuqezinjve tek Botërori historik i klubeve
Tjetra Aplikacioni i ri i Google ju lejon të përdorni modele AI pa patur akses në internet

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Të apasionuarit e teknologjisë po bashkohen në edicionin e dytë të Festivalit të Shkathtësive Digjitale në Kosovë

19 Maj, 2024
Entertainment

Netflix shpërndan një video të papublikuar më parë të sezonit të parë të Squid Game

29 Shtator, 2022
Science

Franca paralajmëron se ilaçet për trajtimin e gripit mund të shkaktojnë goditje në tru

15 Nëntor, 2023
Entertainment

Të burgosurit në Maine po punojnë në distancë online

24 Shtator, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?